Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ka ndërruar jetë Magjistër i Farmacisë, Shengyn Spahi

Lajme 30/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është ndarë nga jeta, Shengyn Spahi, Magjistër i Farmacisë nga Prizreni.

Lajmin e ka bërë të ditur, Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), ku njëherazi u lavdërua puna dhe kontributi i çmuar i Spahit, përcjell Gazeta Shneta.

“Kolegu Shengun Spahi ishte koleg i nderuar dhe i dashur për të gjithë ne. Ndarja nga jeta erdhi në një moshë shumë të re dhe papritmas. Me këtë rast Oda e Farmacistëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve” është shprehur OFK në një komunikatë në rrjetin social facebook.

Rreth biografisë së farmacistit Spahi, OFK ka përgaditur të dhënat kyçe të veprimtarisë së deritanishme:

“Mr.Ph.Shengyn Spahi u lind në Prizren në vitin 1958. Shkollën e mesme e kryen ne Prizren kurse Fakultetin e Farmacisë në Beograd në vitin 1983. Në vitin 1984 u punësua në fabrikën e barnave Farmakos si shef i prodhimit të tretësirave dhe tabletave vaginale. Që nga viti 1986 deri në vitin 1991 ka qenë i punësuar në laboratorin galenik të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ku përgatiteshin të gjitha llojet e përgatesave galenike (tretësirat, tretësirat parenterale, pikat sterile për sy, pomadat e shumë përgatesa tjera që i kërkonte shërbimi spitalor për sëmundje të ndryshme).  Me fillimin e luftës në Kosovë u shpërngul në Turqi ku u inkuadrua në bazën shkencore hulumtuese të barnave “SABA” në Stamboll. Mr.Ph Shengyn Spahi pas luftës në Kosovë kthehet në Prizren dhe hap barnatoren private “ShengoPharm” ku me dinjitet, korrektësi dhe profesionalizëm e ushtroi veprimtarinë e tij farmaceutike, duke vënë në shërbim edhe përvojën e gjatë në këtë lëmi.” /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTenderi i insulinave: OSHP kërkoi masa ndaj Berat Marmullakut por KRPP e ndëshkon Ismet Hysenin
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për nesër

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.