Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ka ndërruar jetë specialisti dhe profesori, Rifat Lila

Lajme 02/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka ndërruar jetë doktori i shkencave, specialisti dhe profesori, Rifat Lila.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës shkruan Gazeta Shneta.

Dr.Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor.

Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

Më poshtë, gjeni postimin e plotë nga Oda e Mjekëve të Kosovës:

Ndahet nga jeta Prim. dr. Sc. Rifat Lila

Dr Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor. Studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad. Pas tre viteve pune në Novi Sad kthehet në Gjakovë, në kombinatin e pambukut “Emin Duraku”. Në vitin 1978 filloi studimet pasdiplomike dhe specializimin nga Mjekësia e Punës. Krahas kësaj, angazhohet në themelimin e Dispanzerit të Mjekësisë së punës në kombinat. Në vitin 1979 vijon kursin e Rehabilitimit mjekësor në Krapinske Toplice. Më 1984 i jepet tituli “Primarius”. Më 1985 merr pjesë në kursin nga Kardiologjia në Zagrab. Me rastin e 37 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, Kuvendi komunal i jep mirënjohje Publike “Qytetar i merituar”. Më 1982 nga Kryesia e ish Jugosllavisë dekorohet me Medaljen për Merita për popull”. Në nëntor të vitit 1980 zgjidhet anëtar i Asociacionit Institucional të Mjekësisë Agrikulturale dhe shëndetit Rural të botës. Më 1984 fitoi Shpërblimin e Nëntorit. Gjatë vitit 1985-86 ka organizuar dy simpoziume me pjesëmarrje ndërkombëtare. Në 1988 mbron disertacionin e doktoraturës dhe merr titullin doktor i shkencave të mjekësisë. Më 2004 zgjidhet ligjerues në fakultetin e Filozofik- departamenti i Psikologjisë në lënden Mjekësia e punës. Dr. Lila është meritor për themelimin e Institutit të punës në Gjakovë. Pas luftës shpallet qytetar nderi i Gjakovës. Pensionohet si profesor i mjekësisë së punës doktor i shkencave. Në vitin 2019, Oda e Mjekëve të Kosovës i jep Dekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” për kontributin e veçantë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë Dr. Rifat Lila është autor i 89 punimeve shkencore në vend, Tokio, Kajro dhe Peçuj. është autor i një monografie, 3 librave. Gjithashtu është bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij

Artikulli paraprakInfeksionet urinare te fëmijët, zbuloni shkaqet dhe simptomat e kësaj gjendje
Artikulli i rradhës Gjinekologu Shllaku pajiset me aparaturë moderne diagnostike për obstetrikë dhe gjinekologji

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.