Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kafeina mund të ndikojë në cilësinë e gjakut të dhuruar

Jetë 17/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se kafeina mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjakut të dhuruar dhe në efektivitetin e transfuzioneve të ardhshme.

Studiuesit raportojnë në revistën “Haemotologica”, se qelizat e kuqe të gjakut janë më të ndjeshme ndaj dëmtimit gjatë ruajtjes kur nivelet e kafeinës janë të larta, shkruan Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Rezultatet treguan gjithashtu se transfuzionet e gjakut me kafeinë çuan në rritje më të ulët të hemoglobinës tek pacientët – proteina përgjegjëse për transportin e oksigjenit dhe largimin e dioksidit të karbonit. Në të njëjtën kohë, u vunë re më shumë shenja dëmtimi të qelizave të kuqe të gjakut tek pacientët e transfuzionuar.

Rreth 75% e amerikanëve konsumojnë rregullisht kafeinë, duke ngritur shqetësime për cilësinë e furnizimit me gjak në SHBA.

Studimi përfshiu mbi 13,000 dhurues gjaku, dhe efektet negative të kafeinës ishin më të dukshme tek personat që mbajnë variante të gjeneve ADORA2B, të cilat ndikojnë në funksionimin e qelizave të kuqe në kushte të ulëta oksigjeni.

Aktualisht disa vende europiane rekomandojnë kufizimin e kafeinës para dhurimit, ndërsa në SHBA kjo nuk praktikohet gjerësisht. Përkundër kësaj, kafeina mund ta lehtësojë marrjen e gjakut duke rritur presionin e gjakut dhe zgjeruar enët, por gjithashtu ka efekt diuretik dhe mund të favorizojë dehidratimin.

Studiuesit sugjerojnë se shmangia e kafeinës para dhurimit mund të përmirësojë cilësinë e gjakut. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Vrasës i heshtur”: Ndryshimet klimatike shkaktuan mbi 16,500 vdekje shtesë nga të nxehtit në Europë këtë verë
Artikulli i rradhës 66 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.