Kafeina është lidhur me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit, por një studim i ri thotë se një shtysë si kafeja mund të mos jetë e mirë për njerëzit që tashmë janë diagnostikuar me këtë çrregullim të trurit.
Konsumimi i kafeinës duket se e zbeh aftësinë e trurit për të përdorur dopaminën, hormoni që qëndron në zemër të simptomave të Parkinsonit, raportuan studiuesit së fundmi në revistën “Annals of Neurology”, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Pacientët me konsum të lartë të kafeinës kishin një rënie 8% deri në 15% më të madhe në aftësinë e dopaminës për t’u lidhur me receptorët në tru, krahasuar me ata që merrnin më pak kafeinë, tregojnë rezultatet.
“Ndërsa kafeina mund të ofrojë përfitime të caktuara në reduktimin e rrezikut të sëmundjes së Parkinsonit, studimi ynë sugjeron që marrja e lartë e kafeinës nuk ka asnjë përfitim në sistemet e dopaminës në pacientët tashmë të diagnostikuar,” tha studiuesi kryesor, Valtteri Kaasinen, profesor i neurologjisë në Universitetin e Turkut në Finlanda.
“Një marrje e lartë e kafeinës nuk rezultoi në simptoma të reduktuara të sëmundjes, siç është përmirësimi i funksionit motorik,” shtoi profesor Kaasinen.
Sëmundja e Parkinsonit ndodh kur qelizat nervore që prodhojnë dopaminën kimike të trurit fillojnë të vdesin.
Nivelet e reduktuara të dopaminës përfundojnë duke shkaktuar probleme të lëvizjes që lidhen me sëmundjen, duke përfshirë dridhjet, ngurtësimin e muskujve dhe ekuilibrin si dhe koordinimin e dëmtuar. /Gazeta Shneta/


