Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kafeja dhe çaji mund të ulin rrezikun e kancerit të kokës dhe qafës

Jetë 22/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një filxhan kafe në mëngjes apo një filxhan çaji pasdite mund të ofrojnë më shumë se thjesht energji dhe relaks – ato mund të ndihmojnë edhe në mbrojtjen kundër kancerit.

Një rishikim i ri shkencor, i publikuar në revistën “Cancer”, tregon se konsumimi i rregullt i kafesë dhe çajit lidhet me një rrezik më të ulët për kanceret e gojës, fytit, kokës dhe qafës, raporton Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Sipas autores kryesore të studimit, Yuan-Chin Amy Lee, epidemiologe në Universitetin e Utah, edhe kafeja pa kafeinë tregoi efekte mbrojtëse.

Kanceri i kokës dhe qafës është i shtati më i përhapur në botë, me rreth 745 mijë raste të reja dhe 364 mijë vdekje vetëm në vitin 2020. Studimi analizoi të dhëna nga 14 kërkime të mëparshme që përfshinin mbi 9,500 persona me kancer dhe 16,000 persona të shëndetshëm.

Rezultatet treguan se ata që pinin më shumë se katër filxhanë kafe në ditë kishin:

– 17% më pak gjasa të zhvillonin kancer të kokës dhe qafës,

– 30% më pak për kancer të gojës,

– 22% më pak për kancer të fytit.

Pirja e 3–4 filxhanëve kafe në ditë uli me 41% rrezikun e kancerit hipofarangeal, ndërsa çaji me 29%. Edhe kafeja pa kafeinë lidhej me 25% rrezik më të ulët për kancerin e gojës.

Sipas kërkuesve, përbërësit bioaktivë të kafesë mund të ndalojnë proceset biologjike që nxisin zhvillimin e qelizave kancerogjene. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër nëntë muaj, 140 ndërhyrje rikonstruktive të gjirit në Klinikën e Kirurgjisë Plastike
Artikulli i rradhës KQZ vendos për rinumërimin e 16 kutive të votimit, kërkohet hetim për rastet me asistencë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.