Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për nëntë muaj, 140 ndërhyrje rikonstruktive të gjirit në Klinikën e Kirurgjisë Plastike

Lajme 22/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka mbajtur një mbledhje të dedikuar Muajit Rozë, muajit të vetëdijesimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

Në këtë mbledhje Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, njoftoi se janë kryer 140 operime gjatë kësaj periudhe.

“Fillimisht vendoset një ekspander indor, i cili më pas zëvendësohet me implant, duke përfshirë edhe muskujt për mbështetje dhe rezultate më natyrale.” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Sipas të dhënave të prezantuara në mbledhje, gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë kryer 140 ndërhyrje rikonstruktive të gjirit, shkruan Gazeta Shneta.

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë realizuar 230 operacione gjiri, përfshirë 74 sentinell, 58 kirurgji kuruese dhe 140 biopsi eksicionale.

Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, ka bërë të ditur se për nëntë muaj janë kryer 1200 mamografi, 1975 eho gjiri, 480 rezonanca gjiri dhe 230 biopsi.

Gjithashtu në këtë mbledhje, ShSKUK ka nderuar me mirënjohje znj. Nafije Latifi, kryetare e Shoqatës “JETA/VITA”, për kontributin e saj mbi dy dekada në mbështetje të grave me kancer të gjirit./Gazeta Shneta/

LEXO EDHE: 

ShSKUK nderon Nafije Latifin për kontributin në luftën kundër kancerit të gjirit: Kauza e saj ka rikthyer shpresën për jetën

Artikulli paraprakShSKUK nderon Nafije Latifin për kontributin në luftën kundër kancerit të gjirit: Kauza e saj ka rikthyer shpresën për jetën
Artikulli i rradhës Kafeja dhe çaji mund të ulin rrezikun e kancerit të kokës dhe qafës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.