Udhëzimet e reja të publikuara nga Shoqata Amerikane e Kancerit sugjerojnë që pirja e kafesë mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të mëlçisë dhe endometrit, kancerit të gojës, faringut dhe laringut dhe kancerit të lëkurës.
Për shumë njerëz, dita nuk ka filluar pa konsumuar kafe në mëngjes shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Tani, udhëzimet e reja sugjerojnë që zakoni juaj i kafes mund të ndihmoj për të zvogëluar rrezikun tuaj për kancer.
Këshillat sugjerojnë gjithashtu se pirja e kafesë mund të kontribuojë në një rrezik të zvogëluar të disa kancereve të tretjes.
“Ekzistojnë disa prova që kafja zvogëlon rrezikun e kancerit të gojës, faringut dhe laringut, si dhe kancerin e lëkurës së qelizave bazale si tek burrat ashtu edhe tek grate.”, thanë studiuesit./GazetaShneta/