Moderatorja e njohur Kaltrina Mikushnica është bërë nënë e një vajze të dytë.
Modelja dhe prezantuesja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kaltrina Mikushnica ka lindur fëmijën e saj të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës ia kanë lënë emrin Mara.
Përmes një postimi në Instagram, Kaltrina i ka uruar mirëseardhje në familjen e tyre Marës, ndërsa shihet në sallën e lindjes pranë të cilës është edhe bashkëshorti i saj.
Modelja ka shijuar këtë shtatzëni, gjatë së cilës ka rrezatuar, duke bërë edhe fotosesione të shumta.
Kaltrina është nënë edhe e një vajze tjetër, Rana, e cila para pak ditëve ka mbushur katër vjet.