Studiuesit në Universitetin e Kolorados, Anschutz Medical Campus, zbuluan se pronat anti-inflamatore në komponimin e kanabisit mund të ndihmojnë në trajtimin e një sërë sëmundjesh të lëkurës.
Nuk është hera e parë që kanabisi është parë si i dobishëm për problemet e lëkurës shkruan NY Daily News, transmeton Gazeta Shneta.
“Ndoshta roli më premtues për kanabinoidet është në trajtimin e kruarjes”, tha autori kryesor Robert Dellavalle, profesor i asociuar i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kolorados. Kanabinoidet mund të kenë efekt në njerëzit e diagnostifikuar me ekzemë, psoriazës dhe problemeve të tjera të lëkurës.
Studiuesit paralajmëruan se studimet bazohen në modele laboratorike dhe nuk janë kryer në shkallë të gjerë klinike./Gazeta Shneta/