Përfitimet shëndetësore nga vaji i oreganos

2017-04-18 në ora 20:11

Ju tashmë mund të jeni të njohur me oreganon. Ajo njihet si një barishte e shijshme që shton aromë në salca të makaronave ose picave.

Komponenti aktiv në oregano që është përgjegjës për përfitimet shëndetësore quhet karvakrol shkruan Natural News, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtimi i udhëhequr nga Dr Kelly Bright në Universitetin e Arizonës tregon se vaji i oreganos potencialisht mund të përdoret si një ushqim dhe një sanitizues sipërfaqësor. Vaji është i aftë për të prishur proteinat e jashtme të viruseve.

Këto zbulime janë veçanërisht interesante, sepse ato tregojnë se karvakrol-i mund të aplikohet si një sanitizues i sigurt nëpër sipërfaqe të ndryshme, si zbardhues në shkolla, vende publike, spitale, objekte rehabilitimi dhe institucione të ngjashme ku normalisht është i përhapur norovirusi.

Disa të dhëna tregojnë qartë efektin anti-tumor të karvakrol-it në qelizat e kancerit të gjirit meta-statik të njeriut./Gazeta Shneta/