Kanceri i gjirit është njëri nga shkaktarët më të shpesht të vdekjes tek femrat të grupmoshës 15-34 vjeçar. Me zbulim të hershëm, mundësitë e shpëtimit janë të larta. Gjatë këtij viti, për rreth 10,000 femra nën moshën 40 vjeçare diagnostifikohen me ndonjë lloj të kancerit të gjirit. Ekzistojnë më shumë se 18 nën lloje të këtij kanceri, por më së shpeshti, kanceri i gjirit zhvillohet në qeliza nga lidhja e kanalit të qumështit të gjirit dhe lobulat që furnizojnë këtë kanal me qumësht.
Kanceri i gjirit dhe konsumimi i sheqerit: E verteta që duhet ta din të gjithë:
Ky kancer vazhdon të jetë nën vështrimin e mikroskopit të laboratorëve në mbarë botën, me shpresën e rritjes së suksesit të zbulimit të hershëm, përmirësimit të trajtimeve mjekësore dhe të kuptimit të mirëfillt se si krijohet konkretisht, nga qelizat mutante apo nga ekspozimi në ambiente toksike. Njëra nga këto toksina dyshuese që është ndërlidhur me kancerin e gjirit është sheqeri. Konsumimi i sheqerit është trefishuar në 50 vitet e fundit. Kjo sasi enorme e konsumimit në përditshmëri tek njerëzit, është thënë se shkakton një mori probleme negative në shëndet, përkatësisht kancerin.
Bazuar në 4 studime të ndryshme në minjë laboratorik, të cilët janë ushqyer me dieta të ndryshme, shkenctarët jo vetëm se kanë zbuluar ndikimin e sheqerit në zhvilimin e tumorëve në organet femërore por edhe shpesh herë ka metastazuar, shkruan Health Food Aid, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas një studimi të bërë nga epidemiologët botëror, është vënë re ndërlidhja e fortë e femrave në moshë madhore, në mes kancerit dhe konsumimit të sheqerit. Në këtë studim thuhet se ndërlidhja e mundëshme në mes këtyre dy faktorëve, është insulina. Trupat tanë prodhojnë insulinë për t’iu përgjigjur nivelit të glukozës në gjak. Atëherë kur ky mekanizëm rregullativ tejkalon masën normale shkaktuar nga konsumimi i sheqerit të tepërt, edhe niveli i mekanizmit bëhet i tej rritur. Ky imbalancim mund të sqaroj edhe rritjen e rrezikshmërisë së kancerit tek personat e prekur nga diabeti.
Qelizat tona kanë nëvojë për glukozën që të fitoj trupi energji. Kur qelizat e shëndetshme e kryejn misionin e tyre jetësor, ato vdesin dhe zëvendësohen nga qeliza të reja dhe të shëndetshme për të vazhduar punën e tyre. Ndërsa kanceri zhvillohet atëherë kur qelizat e vdekura vazhdojnë të rriten dhe të ndahen në vende përkatëse, duke krijuar një tumor.
Ndryshe, me aq sa ka arritur teknologjia të mësoj deri në ditët e sotme, njëri ndër shkaktarët kryesor të kancerit të gjirit është konsumimi i tepruar i sheqerit, prandaj doktorët sugjerojnë që të eleminoni atë nga menyja juaj e përditshme. /Gazeta Shneta/