Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiologu Gorani: Po rriten rastet e sëmundjeve të zemrës tek të rinjtë në Kosovë

Lajme 28/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Daut Gorani, kardiolog Foto: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i të rinjve të prekur nga sëmundjet e zemrës është në rritje, përfshirë pacientë të moshës 20 deri në 30 vjeç,

.Ai tha se gjatë muajve të fundit janë trajtuar edhe raste të pacientëve shumë të rinj, të cilët janë paraqitur me sindromë akute koronare.

“Kohët e fundit është vërejtur një trend në rritje i të sëmurëve nga zemra me moshë të re. Ne para disa muajve kemi pranuar pacient të moshës 22-vjeçare, pastaj kemi 23-24-vjeçarë. Pra, nga mosha 20 deri në moshën 30-vjeçare është hetuar që kohëve të fundit ka mjaft pacientë që vijnë me sindromën akute koronare”, tha ai për Ekonomia Online.

Sipas Goranit, kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me faktorët e rrezikut, ku në krye renditen duhanpirja, përdorimi i drogave, ushqimi i pashëndetshëm dhe stresi.

“Është shqetësuese dhe është për shkak të faktorëve të rrezikut. Në radhë të parë është duhanpirja, tek të rinjtë është mjaft e pranishme duhanpirja. Ndonjëherë është edhe abuzimi me droga, për shkak se drogat shkaktojnë çarjen e arterieve koronare, arterieve të zemrës. Pastaj kemi kequshqyeshmërinë, obeziteti është shumë i pranishëm kohëve të fundit, të rinjtë përdorin shumë fast food, do të thotë ushqimin e shpejtë dhe me shumë yndyrna dhe shumë sheqerna”, tha ai.

Ai shtoi se edhe stresi, diabeti dhe faktorët gjenetikë luajnë rol të madh në shfaqjen e hershme të sëmundjeve kardiake.

“Pastaj është stresi, stresi është një nga faktorët shumë, shumë të rëndësishëm. Jeta është shumë dinamike, problemet e ndryshme të të rinjve dhe ngritja e nivelit të kortizonit në gjak shkakton shumë, edhe ashtu të them, një zinxhir çrregullimesh në organizëm dhe natyrisht shkakton edhe ataket kardiake. Pastaj është prania e diabetit, në kohët e fundit edhe tek të rinjtë po paraqitet diabeti në moshat e hershme. Pastaj kemi gjenetikën, faktorët gjenetikë mund të them që janë faktor vendimtar. Mund të mungojnë të gjithë këta faktorë rreziku, por nëse faktori gjenetik është i pranishëm, vjen deri te sëmundja edhe në moshë të hershme. Apo mund të jenë të pranishëm të gjithë faktorët, por nëse faktori gjenetik nuk është, çuditërisht ata pacientë nuk kanë probleme kardiake”, tha ai.

Duke folur për parandalimin, Gorani kërkoi rikthimin e masave kundër duhanpirjes në hapësirat publike dhe më shumë edukim për stil jetese të shëndetshëm.“

Një kohë institucionet shtetërore kanë ndërmarrë aksione kufizuese në përdorimin e duhanit nëpër lokale apo në vendet publike, por hetoj që në kohët e fundit këto janë anuluar dhe shihet që nëpër lokale është mjaft e pranishme duhanpirja. Të rikthehen masat rigoroze sa i përket duhanpirjes, ky është apeli im”, tha ai.

Ai theksoi rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit fizik dhe kontrollit të faktorëve të tjerë shëndetësorë.

“Është edukimi i të rinjve për mënyrën e ushqimit, do të thotë kequshqyeshmëria si faktor duhet të reduktohet maksimalisht. Të motivohen të rinjtë të ushqehen shëndetshëm, pastaj të ndjekin aktivitetin fizik. Duhet të ketë aktivitet fizik, regjistrimi në ekipe sportive, fitnes e të tjera. Angazhimi fizik është shumë i rëndësishëm. Të gjithë këta faktorë rreziku që mund të modifikohen, rregullimi i tensionit arterial, edhe shtypja e gjakut është një prej faktorëve të rrezikut. Obeziteti, të rregullohet pesha trupore, ata që kanë probleme me sheqer ta rregullojnë nivelin e diabetit, ta zvogëlojnë aktivitetin stresik”, tha ai.

Në fund, Gorani apeloi për kujdes të shtuar ndaj përdorimit të drogave.

“Për të rinjtë posaçërisht, tek ne nuk është shumë sa është në shtetet perëndimore konsumimi i drogave, apeloj që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos i konsumojnë kurrsesi drogat, për shkak se ata nuk mund ta marrin me mend çfarë çrregullimi në organizëm shkaktojnë. Përveç dëmtimeve të organeve të tjera, edhe enët e gjakut janë shumë të prekura nga përdorimi i drogave”, tha ai./EO/

Artikulli paraprakMoti sot: Mjegull, vranësira dhe diell
Artikulli i rradhës Gjashtë shtete evropiane humbin statusin “pa fruth” pas rritjes alarmante të rasteve

Ju sugjerojmë

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme

Infektiva liron pacientët e helmuar nga ushqimi, 19 prej tyre rezultuan me Salmonellë

21/07/2026 Lajme

69 raste me fruth që nga prilli në Kosovë, IKShPK: Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt

21/07/2026 Lajme

Estofex: Kosova në nivelin 3 të rrezikut për stuhi të fuqishme

21/07/2026 Lajme

Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.