Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër arsyet përse bebet djersiten gjatë natës

Këshilla për shtatzëna 29/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse jeni në mesin e atyre prindërve me një fëmijë të djersitur, atëherë ju e dini ndjesinë e ndërrimit të fëmijës tuaj sa herë që zgjohet i lagur me djersë.

Këshillë: duket shqetësuese dhe e frikshme, por, në shumicën e rasteve, kjo është krejtësisht normale, transmeton Gazeta Shneta.

Më poshtë, gjenden disa nga arsyet përse bebet djersijnë gjatë natës.

1. Fëmija juaj kalon më tepër kohë në gjumë të thellë

Foshnjet kalojnë nëpër fazat më të thella të gjumit më shumë se sa fëmijët dhe të rriturit. E derisa janë në këtë fazë të gjumit, ata nuk lëvizin aq shumë sa të rriturit dhe, si rezultat, ata djersisin më shumë.

2. Gjëndrat e djersës së foshnjave ndodhen kryesisht në kokë

Bebet, ndryshe nga të rriturit, gjëndrat e të djersiturit i kanë në pjesën e kokës, që i bën ata të djersisin më shumë gjatë natës.

3.Kontrolloni temperaturën e dhomës

Temperatura e dhomës e rehatshme për foshnjën është shumë e rëndësishme, pasi që temperaturat e larta mund t’i shkaktojnë djersitje gjatë natës.
4. Fëmija ka një gjendje shëndetësore

Djersitjet gjatë natës tek fëmijët janë shumë të zakonshme dhe zakonisht nuk janë asgjë për t’u shqetësuar. Megjithatë, duhet të jeni në kërkim të simptomave të tjera që shoqërojnë fëmijën tuaj, pasi ato mund të jenë tregues i një gjendjeje shëndetësore që mund të ketë nevojë për trajtim mjekësor, që nënkupton:

Apnea e gjumit – zakonisht prek foshnjat me lindje të parakohshme dhe është një shkak i zakonshëm i djersitjeve të natës. Ajo shoqërohet me ndërprerje të frymëmarrjes deri në 20 sekonda, duke i dhënë ngjyrë të kaltër lëkurës.

Sëmundja kongjenitale e zemrës – nëse fëmija juaj djersitet shumë gjatë natës, si dhe gjatë orëve të ngrënies dhe lojërave, mund të ekzistojë shansi ta ketë sëmundjen kogjentiale të zemrës.
Hiperhidrimi – Kjo gjendje shëndetësore shoqërohet me kokë të djersitur, si dhe me duar dhe këmbët e djersitura tek foshnja. Hiperhidrimi nuk është me të vërtetë asgjë serioze, pasi që lehtësisht mund të menaxhohet me ndihmën e prindit dhe pediatrit.
SIDS – një nga arsyet më të zakonshme për sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS) është djersitja. Kjo është një situatë në të cilën fëmija bie në një gjumë shumë të thellë, gjë që e bën shumë të vështirë për t’u zgjuar./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPunëtorët shëndetësorë do të paguhen pas gjashtë muajsh
Artikulli i rradhës A janë ushqimet alkaline ndihmesë për lindjen e një djali?

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.