Nga testimi për gjithë stafin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, katër mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me covid-19.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në faqen e tij zyrtare shkruan GazetaShneta.
Mes tjerash, Zemaj ka njoftuar se, në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së është marrë vendimi që shkolla “Faik Konica” të kaloj në mësimin online për dy javë.
“IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin A”, thuhet në njoftim.
Zemaj ka bërë apel tek nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që të respektohen masat anti covid./GazetaShneta/