Nga nëntë raste të zbuluara me variantin e ri Omicron në Kosovë, katër prej tyre janë nga Mitrovica.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nëntë raste të variantit Omicron janë zbuluar në Kosovës përmes mostrave pozitive të periudhës kohore 15-25 dhjetor, shkruan Gazeta Shneta.
Pesë raste janë evidentuar si të importuara nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, ndërsa katër raste janë zbuluar në Mitrovicë.
“4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur se mostrat janë testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në kuadër të Institutit, me disa kit-e shtesë të cilat janë pranuar përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndoj situatën epidemiologjike. Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus.
MSh dhe IKSHPK u bëjnë thirrje qytetarëve që ti zbatojnë me përpikëmëri masat në fuqi dhe që të vaksinohen dhe ti inkurajonë tjerët për vaksinim. /Gazeta Shneta/