Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër zakone që mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës gjatë menopauzës

Femina 22/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet e mëparshme kanë treguar se menopauza rrit rrezikun e grave për disa probleme shëndetësore, duke përfshirë çrregullimet e gjumit dhe sëmundjet e zemrës.

Një studim i ri zbuloi se vetëm rreth një në pesë gra në menopauzë arrijnë rezultate ideale në mjetin e vlerësimit të shëndetit të Shoqatës Amerikane të Zemrës, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Shkencëtarët gjetën se nga komponentët e këtij mjeti, katër faktorë janë më të rëndësishmit për ndikimin në rrezikun e ardhshëm kardiovaskular.

Praktikisht, pothuajse të gjitha gratë në moshën 45-55 vjeç do të kalojnë në menopauzë, një ndryshim hormonal që shënon fundin e ciklit menstrual.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 1 miliard gra në botë do të jenë në menopauzë deri në vitin 2025. Menopauza shoqërohet me rritjen e rrezikut për sëmundje si osteoporoza, obeziteti, depresioni, inkontinenca urinare, problemet me gjumin dhe sëmundjet e zemrës.

Prof. Samar R. El Khoudary nga Universiteti i Pittsburghut tha për Medical News Today se “në fund të të 40-ave, gjatë tranzicionit të menopauzës, gratë përjetojnë ndryshime të rëndësishme në shëndetin kardiovaskular.”

Ajo shtoi se gjatë menopauzës rritet dhjami visceral që ndikon negativisht në shëndetin e zemrës, si dhe rritet rreziku për sindromën metabolike – një kombinim i faktorëve si përmasa e belit, glukoza, trigliceridet, kolesteroli HDL dhe presioni i gjakut.

Gjithashtu, ndodhin ndryshime në shëndetin vaskular, duke përfshirë trashjen dhe ngurtësimin e arteries karotide, ndërsa simptomat e menopauzës ndikojnë negativisht edhe në cilësinë e gjumit.

Studimi i publikuar në revistën “Menopause”, thekson se katër faktorët kryesorë që ndikojnë në rrezikun kardiovaskular janë: niveli i glukozës në gjak, presioni i gjakut, cilësia e gjumit dhe përdorimi i nikotinës.

Përmirësimi i këtyre zakoneve mund të ndihmojë në mbrojtjen e zemrës gjatë dhe pas menopauzës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Vjedhje e së ardhmes”: Dëbimet me forcë të fëmijëve ukrainas në Rusi
Artikulli i rradhës Spitali i Gazës thotë se 21 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja në 72 orë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.