Këngëtarja e famshme Natalie Imbruglia, 44-vjeçare, ka mbetur shtatzënë për herë të parë.
Lajmin për këtë ajo e ka publikuar vet në rrjetet sociale ku ka bashkëngjitur edhe një fotografi ku shihet me barkun e rrumbullakosur. Përveç se është e lumtur me shtatzëninë, ajo nuk e ka fshehur edhe faktin se do ta sjellë në jetë fëmijën e ngjizur nga sperma e një donatori, transmeton Gazeta Shneta.
“Kush më njeh e di që kjo është një gjë që e kam pritur prej kohësh. Jam e lumtur që u bë e mundur përmes fertilizimit in vitro dhe dhurimit të një donatori”, shkruan Natalie, e cila do jetë nënë beqare pasi i ka dhënë fund martesës së saj me Daniel Johns që në 2008-ën. /Gazeta Shneta/



