Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga 20 deri 40 vjeç, cila është mosha më e mirë për të mbetur shtatzënë

Këshilla për shtatzëna 29/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mund të themi se asnjëherë më parë në histori, gratë nuk kanë pasur kontrollë mbi fertilitetin e tyre dhe planifikimin familjar sikur sot. Me qasje shumë të lehtë në kontraceptivë dhe mundësive të mëdha teknologjike të riprodhimit, çiftet e kanë shumë të lehtë të vendosin kur duan të kenë familjen e tyre.

Ajo çfarë mund të pyesim është se, si ndryshon fertiliteti i çifteve me kohë?

Fertiliteti në moshën 20 vjeçare

Kjo është koha kur një grua është më së shumti fertile dhe ka mundësinë më të mire për të mbetur shtatzanë. Kjo pasiqë e ka numrin më të lartë të vezëve kualitative në këtë pjesë të jetës. Kjo është mosha kur keni rreziqe më pak nga shtatzania dhe kur mund të sjellni në jetë bebe shumë të shëndetshme, transmeton Gazeta Shneta.

Shumë gra sot vendosin të shtyejnë martesën e tyre për shkak të karrierës apo sigurisë financiare. Por, vitet e 20-ta janë të paktën koha kur ju duhet të filloni të mendoni për qëllimet tuaja riprodhuese, nëse doni fëmijë ose jo.

Nëse nuk e dini nëse doni familje dhe nuk jeni në ndonjë lidhje serioze atëherë mund edhe ti ngrini vezët. Kjo teknologji nuk garanton shtatzaninë por të paktën mund t’I ruani për kurdo që të jeni gati. Sa më shumë vezë që ngrini, keni shance më shumë që t’I përdorni atom ë vonë.

Fertiliteti në moshën 30 vjeçare

Fertiliteti i një gruaje fillon të bjerë në fillim të viteve të 30ta, me një rënie më të madhe pas moshës 35 vjeçare. Çdo muaj, ka vetëm një shans për të, gjegjëlsisht vetëm 20 për qind mundësi për të mbetur shtatzanë për një grua në të 30-at.

Rreziku për abortin dhe anomalitë gjenetike gjithashtu fillon të rritet pas moshës 35 vjeçare. Mund të hasni më shumë ndërlikime gjatë shtatzënisë dhe / ose gjatë lindjes. Mjeku juaj është ai që ju mund të ju rekomandojë gjithashtu kontrollin dhe testimin shtesë për ju dhe foshnjën.

Ngrirja e vezëve është ende një opsion në të 30-at tuaj, por ndoshta nuk do të jeni në gjendje të ngrini sa më shumë vezë si një grua e shëndetshme në të 20-at. Ju mund të keni nevojë të kaloni nëpër cikle të shumta në mënyrë që të ngrini një numër të mirë të vezëve.

Fertiliteti në moshën 40 vjeçare

Ka një rënie të madhe në aftësinë e një gruaje për të mbetur shtatzënë natyrshëm në të 40-at. Edhe pse ne të gjithë e njohim ndonjë grua që ka mbetur shtatzanë në moshën 44 vjeçare, por kjo nuk ndodhë shumë shpesh.

Femrat përballen me një përqindje më të lartë të vështirësive të shtatzënisë çdo vit pas moshës 35 vjeçare. Në fakt, mund të themi që një grua ka vetëm një shans, pra 5% mundësi çdo muaj që të mbetet shtatzënisë sapo të mbushë 40 vjet.

Shpesh pacientet na thonë se kanë parë shumë njerëz të famshëm tek mbesin shtatzanë në vitet e 40-ta por ne nuk mund ta dimë kurrë si e kanë bërë atë. Ata mund të kenë kaluar nëpër cikle të shumta të fekondimit in vitro (IVF), ose madje kanë përdorur një donator vezësh për të mbetur shtatzënë.

Kushtet mjekësore si diabeti dhe preeklampsia janë më të zakonshme tek gratë e moshuara. Testimi dhe monitorimi shtesë mund të nevojitet për të parë nëse mund të ketë komplikime të mundshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakËshtë 33-vjeçare dhe ka lindur katër fëmijë, shikoni linjat e trupit të saj
Artikulli i rradhës Këngëtarja e famshme shprehet e lumtur që mbeti shtatzënë me donator

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.