Këngëtarja me famë botërore PINK së bashku me djalin e saj para dy javësh kishte rezoltuar pozitiv me COVID-19. Pas përsëritjes së testit pas dy javësh fatmirësisht që të dy kishin rezoltuar negativ.
PINK përmes një postimi në rrjetin e saj social ka bërë të ditur që ka qenë e izoluar në shtëpi me gjithë familjen e saj për dy javë dhe pas rezultatit negativ ka shpërndar donacione për Spitalin e Filaldelfias dhe për Fondin e Urgjencës në Los Angjelos, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo gjithashtu falënderon të gjithë stafin mjekësor që po bëjnë punë të jashtëzakonshme gjithkund nëpër botë dhe i lut të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që kjo të kalohet sa më shpejtë.
Postimi i plotë:
Dy javë më parë, djali im tre vjeçar, Jameson, dhe unë treguam simptoma të COVID-19. Shkurtimisht, mjeku ynë kishte qasje në teste dhe unë rezultova pozitiv. Familja ime tashmë ishte mbyllur në shtëpi dhe ne vazhduam të qëndrojmë në karantinim për dy javët e ardhshme pas udhëzimit të mjekut tonë. Vetëm disa ditë më parë u ritestova dhe tani fatmirësisht rezoltova negative. Është një dështim i qeverisë tonë që nuk realizojnë teste aq sa duhet. Sëmundja është serioze dhe e vërtetë. Njerëzit duhet të dinë se kjo sëmundje prek të varfërit, të rinjtë, të moshuarit, të shëndetshmit dhe jo të shëndetshmit, të pasurit dhe të varfurit dhe ne duhet t’i kemi testimet falas dhe më të arritshme për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona. Në përpjekje për të mbështetur profesionalistët e kujdesit shëndetësor, të cilët janë duke luftuar në vijat e frontit çdo ditë, unë dhurova 500,000 dollarë në Spitalin e Filaldelfias për nder të nënës time, Judy Moore, e cila punoi aty për 18 vjet. Për më tepër, dhurova edhe 500,000 dollarë për Fondin e Urgjencës së kryetarit të bashkisë së Los Angeles-it. Faleminderit për të gjithë profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë në botë që po punojnë kaq shumë për të mbrojtur të dashurit tanë. Ju jeni heronjtë tanë! Këto dy javë që po vijnë janë thelbësore: Ju luftemi qëndroni në shtëpi./GazetaShneta/