Ndërsa bota lufton me pandeminë e koronavirusit, gjithnjë e më shumë njerëzit po përpiqen të mbrojnë vetën kundër virusit në të gjitha mënyrat e mundshme.
Aktualisht nuk ka vaksina kundër sindromëns së rëndë akute të frymëmarrjes koronavirus 2 (SARS-CoV-2) kështu që forcimi i sistemit imunitar pëmes dietës, ushtrimeve të rregullta dhe gjumit janë masa të ndjeshme, transmeton Gazeta Shneta.
Është thelbësore të kuptosh që një sistem i mirë imunitar nuk do të jetë domosdoshmërisht ta mbajë virusin jashtë trupit tonë. Sidoqoftë, mund të zvogëlojë ashpërsinë. Çështja më e madhe këtu është mbrojtja e të prekurve dhe kjo është ajo në të cilën përqendrohen ekspertët e shëndetit publik.
Rekomandimet e tyre përfshrijnë larjen e duarve shpesh dhe mirë, praktikimi i distancimit social dhe përdorimi i pallomave në raste të kollitjes.
Trajtoni armiqtë e njohur
Kushtet mjekësore që janë duke pllakosur shumë njerëz të moshuar si diabeti, hipertensioni, sëmundja e zemrës dhe sëmundjet e mushkërive predispozojnë të moshuarit për komplikime më të rënda pas çdo infeksioni.
Si rezultat, njerëzit me kushte shëndetësore para ekzistuese duhet të përpiqen t’i marrin ato nën kontroll.
Ushqim i mirë, zorrë të shëndetshme
Një vend i mirë për të filluar është dieta, pasi sipas ekspertëve të shëndetit, 80% e sistemit imunitar të trupit është në zorrë. Një zorrë e shëndetshme do të sigurojë një nivel më të lartë të rezistencës. Dieta mesdhetare është një mundësi e shëndetshme me theksin e saj te frutat dhe perimet e freskëta, drithërat, peshqit yndyror, arrat dhe vaji i ullirit. Dieta siguron sasi të madhe të vitaminave përfshirë vitaminat A, B2, B6 dhe B12, C, D, dhe E.
Lironi stresin
Në kohë të vështira, nivelet e stresit janë më të larta se kurrë më parë, për një mori arsyesh. Stresi predispozon për infeksion, siç kanë provuar shumë studime. Stresi është i lidhur me një prodhim më të lartë të citokineve që shkaktojnë inflamacion në trup. Së dyti, nën stres, njerëzit i kushtojnë më pak vëmendje zakoneve të shëndetshme si marrja e gjumit të mjaftushëm dhe ngrënia e ushqimit të shëndetshëm, i cili ka një efekt të madh në imunitet.
Bëni gjumin e duhur
Gjumi është ndër lehtësuesit më të fuqishëm të stresit të njohur për njeriun. Nëse ka mungesë gjumi, hormonet e streit si kortizoli rriten, për ta mbajtur trupin zgjuar dhe vigjilent. Megjithatë, kjo largon energjinë nga sistemi imunitar. /GazetaShneta/