Këpurdhat magjike, të afta të mposhtin depresionin?

2017-04-19 në ora 20:20

Studiuesit në Kolegjin Imperial të Londrës kohët e fundit testuan psilocybinën, e përdorën atë në testet klinike për të hetuar vlerën e saj mjekësore për trajtimin e depresionit të rëndë. U deshën 32 muaj që ekipi hulumtues të plotësonte të gjitha kërkesat e licencimit.

Ata gjithashtu komentuan se çmimi për dozë ishte 50 herë më shumë se ajo që duhet të kishte kosto në një “botë të shëndoshë” shkruan Natural News, transmeton Gazeta Shneta.

Dymbëdhjetë pjesëmarrës me depresion të rëndë nënshkruan për të marrë doza të larta të psilocybinës. Ata iu dhanë kapsula me gojë dhe u monitoruan nga afër.

Vetitë mjekësore të psilocybinës u realizuan shpejt. Në vetëm një javë, të gjithë pjesëmarrësit ishin të lirë nga depresioni dhe vetë neveritja. Pas tre muajsh, nuk kishte simptoma të vazhdueshme të depresionit për pesë nga pjesëmarrësit./Gazeta Shneta/