Facebook po zhvillon një sistem të leximit të mendjes për të lejuar njerëzit të komunikojnë nëpërmjet mendimit të tyre, konfirmoi themeluesi i saj, Mark Zuckerberg.
Duke folur në konferencën e firmës F8, Zuckerberg tha se inxhinierët në një njësi sekrete po punonin për të ndërtuar ndërlidhje midis trurit dhe kompjuterëve shkruan Huffington Post, transmeton Gazeta Shneta.
“Ne jemi duke punuar në ndërlidhjet e drejtpërdrejta të trurit që një ditë do t’ju lejojë të komunikoni duke përdorur vetëm mendjen tuaj”, tha shefi ekzekutiv.
Shpallja konfirmon spekulime në rritje rreth planeve të rrjeteve sociale për teknologjinë telepatike.
Zuckerberg, i cili më parë ka thënë se telepatia është “teknologjia e fundit e komunikimit”, pranoi se sistemi është ende “shumë larg”. /Gazeta Shneta/