Parandalimi është më i mirë se kurimi – por kur bëhet fjalë për Covid-19, çfarë ndodh kur njerëzit nuk mund ta marrin vaksinën, nuk e duan, ose janë të shtypur nga imuniteti dhe nuk arrin të ndalojë infeksionin?
Procesi garues është në vazhdim të sipërm për një trajtim të koronavirusit që mund të merret si pilulë e menjëhershme pas një testi pozitiv të konfirmuar, duke ndaluar sëmundjen në gjurmët fillestare, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Disa kompani janë duke punuar në barnat antivirale të formës orale, të cilat imitojnë atë që bën bari Tamiflu kundër gripit.
“Është mirë që kemi shtrirje të vaksinave që ka qenë domethënëse, por sigurisht që nuk do të merret nga të gjithë në popullatën tonë, dhe jo të gjithë që marrin vaksinën do të kenë një përgjigje të plotë ndaj saj”, tha Dr. David Hirschwerk, nga fusha e sëmundjeve infektive në Northwell Health në New York për burimin medial AFP.
Një pilulë lehtësisht e ruajtshme dhe e transportueshme do të ofronte gjithashtu përparësi praktike mbi trajtimet ekzistuese të tilla si antitrupat monoklonalë, të cilët injektohen kryesisht nga pikat në qendrat e infuzionit në spitale.
Rezultate premtuese
Një nga pilulat kandidate premtuese në këtë drejtim është bari i administruar dy herë në ditë i quajtur Molnupiravir, i cili po zhvillohet nga Merck në partneritet me Ridgeback Biotherapeutiks.
Rezultatet e hershme nga një provë e fazës së dytë treguan se midis dhjetëra vullnetarëve që dolën pozitivë në fillim të infeksionit, askush nga ata që morën barin Molnupiravir nuk kishte ndonjë virus të zbulueshëm deri në ditën e pestë; ndërsa një e katërta e atyre që morën një formë placebo (pa substancë aktive terapeutike) e zhvilluan infeksionin qysh në fillim.
Shifrat janë premtuese, por shumë të vogla për të nxjerrë konkluzione të prera dhe kompania tani po regjistrohet për një provë të fazës së tretë që përfshin 1.850 njerëz me rezultatet që priten të dalin në vjeshtë.
Për fund, thesojmë se bari Molnupiravir i përket një klase antivirale të quajtur “frenues të polimerazës”, të cilët funksionojnë duke synuar një enzimë që u duhet viruseve për të kopjuar materialin e tyre gjenetik, dhe duke futur mutacione që i lënë ata të paaftë të replikohen.
Meqenëse antitrupat synojnë një proteinë sipërfaqësore të koronavirusit që evoluon vazhdimisht, antiviralët kanë potencial të jenë më të mbrojtur nga variantet./Gazeta Shneta/