Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kërkohet pezullimi i implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore

Lajme 18/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka, ka kërkuar nga qeveria në detyrë e Kosovës që të pezullojë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, specifikisht mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore, të planifikuar të fillojë më 1 korrik 2017.

Drejtori i OEAK-ut, Arian Zeka, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, ka thënë se përgatitjet e tanishme për hyrjen në fuqi për Ligjin për Sigurime Shëndetësore, nuk janë adekuate. Sipas tij, edhe periudha e pasigurisë politike, kërkon që ky ligj duhet të shtyhet dhe të mos hyjë në fuqi më 1 korrik 2017.

“Nuk kemi informata nga Ministria e Shëndetësisë si ka shkuar procesi. MSH-ja ka qenë e mbyllur me palët e interesit”, ka thënë ai.

Zeka ka rekomanduar që implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 janar 2018.

Ai ka bërë me dije se OEAK-u, ka shprehur shqetësimin për këtë ligj edhe gjatë draftimit. “Kemi rezervat tona për këtë ligj. MSH-ja, më së paku dialogon me palët e interesit. Kemi shprehur publikisht që MSH-ja të mësoj me ministritë e tjera të linjës. Ata punojnë dhe bashkëpunojnë me palët e interesit”,ka thënë ai.

Arian Zeka ka vlerësuar se Ligji për Sigurime Shëndetësore, është nj rëndësie shumë të madhe për qytetarëve e Kosovës, duke e marrë parasysh se një pjesë e saj jeton në kushte të vështira sociale. Ai ka thënë se edhe bizneset do të ngarkohen shumë, duke e marrë parasysh se edhe ekonomia informale është e lartë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakKjo vogëlushe do t’iu kënaq në këtë mëngjes (Video)
Artikulli i rradhës Mamia Razije Musa ka një pyetje të rëndësishme për nënat

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.