Mësoni më shumë rreth këshillave më me vlerë të mamisë Razije Musës.
Razije Musa , përmes rrjetit social , ka treguar një ndër brengat e prindërve – marrja e viruseve shkruan GazetaShneta.
Postimi i saj:
“Keni dëgjuar se fëmijët në çerdhe marrin më shumë viruse, ja që kjo është e vërteta e cila në vete e ka anën e saj të mirë.
Kur fëmija juaj lind ai është i mbrojtur falë antitrupave që i ka marrë nga nëna në bark, pastaj është gjidhënia që e mbron atë, por sistemi i tyre imunitar forcohet vetëm atëherë kur fëmija ekspozohet ndaj mjedisit, baktereve e viruseve .
Një studim kanadez i botuar në JAMA Pediatrics zbuloi se fëmijët që filluan çerdhen para moshës dy vjet e gjysëm kishin më pak infeksione të rrugëve të frymëmarjes dhe veshit kur ishin 5 dhe 8 vjeçarë krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që nuk kishin shkuar në çerdhe.
Nga ana tjetër studiuesit nga Kolegji i Mjekësisë në Universitetin e Arizonës zbuluan se mbrojtja mund të zgjasë edhe më gjatë. Në studimin e tyre, fëmijët që kishin qenë në kujdes ditor si të vegjël kishin shumë më pak ftohje deri në moshën 13 vjeçare.” /GazetaShneta/