Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla për nënat e reja që kthehen në shtëpi pas lindjes

Jetë 12/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me ardhjen në jetë të një fëmije, jeta e çiftit merr një tjetër rrjedhë.

Tashmë e rëndësishme është që i vogli i shtëpisë të jetë mirë, të mëdhenjtë kanë kaluar në plan të dytë. Një fëmijë është një bekim në shtëpi, po na lejoni t’ju themi se ju pret përpara një detyrë shumë e vështirë, që kërkon shumë mund, sakrifica.

Ky artikull i dedikohet plotësisht nënave të reja, pa eksperiencë, të cilat me shumë siguri ndihen shumë të lodhura. Më poshtë do t’ju sjellim një listë me këshilla, që shpresojmë t’ju vijnë sa më shumë në ndihmë.

Pranoni ndihmë. Në këto ditë, ju jeni e rrethuar nga njerëzit tuaj më të dashur, nëna, motra, vëllai, bashkëshorti, mikeshat. “Shfrytëzojeni“ mirë këtë moment që t’ju ndihmojnë për ta mbajtur beben për pak kohë, ndërkohë që ju kujdeseni për veten: të flini pak, të bëni një dush, të pushoni.

Mos e mërzisni veten tuaj, nëse nuk dini disa gjëra si të kujdeseni për beben. Është mëse normale. Askush nuk ka lindur i ditur. Pavarësisht se mund të keni lexuar shumë gjëra, rritja e një bebeje nuk është njësoj për të gjithë nënat.

Ndiqni instiktin dhe do ta shikoni se kjo do të jetë më e mira. Mos e fajësoni veten për çdo gjë dhe mos u demoralizoni. Bebi gjithashtu sapo ka ardhur në një botë krejtësisht të re, jepini kohë të mësohet, kini durim dhe mos harroni se ai ka shumë nevojë për ju. Mësohuni me situatën.

Mos u kushtoni rëndësi krahasimeve që i bëjnë bebit tuaj me fëmijët e tjerë. Në këto kohë do të dëgjoni shumë: fëmija im ishte shumë i qetë, nuk qante, pinte qumështin pa naze, nuk është sëmurë kurrë. Mund t’ju duket sikur fëmija juaj është grindavec, qarraman, por jo. Askush nuk flet për netët pa gjumë. S’ka fëmijë që nuk qan, kështu që thjesht mos i dëgjoni fjalë të tilla.

Bebi qan sepse kërkon diçka. Kjo është forma e të shprehurit të fëmijës. Kështu që nëse ai qan, po përpiqet t’ju thotë diçka me gjuhën e tij.

“Mos e mëso ta mbash në krahë!” Mos e bëni këtë gabim dhe të dëgjoni të tjerët që ua thonë këtë. Cdo njeri ka nevojë për një përqafim, aq më tepër një bebe e sapoardhur në jetë. Ajo ka nevojë për përkujdesje, përqafime dhe aromën tuaj.

Artikulli paraprakKëto janë tre frazat e lindjes, ja çfarë ndodh me trupin tuaj
Artikulli i rradhës Këshilla si ta kaloni një shtatzëni të lehtë dhe të shëndetshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.