Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla si ta kaloni një shtatzëni të lehtë dhe të shëndetshme

Këshilla për shtatzëna 12/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse kujdeseni mirë për veten tuaj gjatë shtatzënisë, do t’ju bëjë të ndiheni shumë të paqtë me veten tuaj dhe të lindni një fëmijë të shëndetshëm.

Për këtë arsye ne ju kemi sjellë një listë të shpejt dhe të thjesht të gjërave që duhet të bëni kur jeni në pritje të një fëmije, që të jeni të shëndetshme dhe të ndiheni sa më mirë.

Ushtrohuni rregullisht

Ushtrimi i rregullt sjell shumë të mira tek ju, ku më kryesorja ju bën të ndiheni të qetë, të butë dhe ta përjetoni sa më lehtë shtatzëninë. Kjo ju ndihmon që të jeni në formë, por edhe t’i përballoni sa më lehtë ndryshimet në trupin tuaj. Ushtrimet e rregullta ju mbrojnë nga presioni i lartë i gjakut apo dhe komplikacionet e tjera. Gjithashtu, pasi të lindni fëmijën, është më e lehtë që të ktheheni sërish në formë.

Aktivitetet më të mira janë: Ecje; Not; Yoga

Ju mund të bëni dhe sporte të tjera nëse ato nuk janë të rrezikshme për ju.

Kontrolloni produktet e kozmetikës që përdorni

Çdo gjë që vendosni në fytyrë apo në trup mund të ndikojë tek foshnja juaj, kështu që zgjidhni produktet që janë totalisht të sigurta për ju dhe fëmijën tuaj. Duhet që produktet të jenë natyrale, më e mira do të ishte t’i zhduknit për pak kohë.

Ndryshoni mënyrën e të ushqyerit

Menuja juaj duhet të bëhet më e shëndetshme kur të mbeteni shtatzënë:

Hani ushqime me fibra: perime, fruta, fasule, drithëra, oriz

Qëndroni larg mishit të papjekur mirë; Shmangni kafeinën; Shtoni 300-500 kalori në ditë teksa jeni shtatzënë

Zgjidhni pozicionin e duhur të gjumit

Të fjeturit me bark është e pamundur në këtë periudhë. Pozicioni i duhur është të flini nga njëra anë. Disa thonë që fjetja nga ana e majtë siguron rrjedhjen maksimale të gjakut dhe lëndët ushqyese në placentë, por kjo nuk është provuar shkencërisht.

Kini besim në vetvete

Shtatzënia gjithmonë shkakton shumë frikë dhe pasiguri në mendjen e një gruaje. Mos harroni: ndryshimet në trupin tuaj, janë shumë të bukura. Ju jeni totalisht e shëndetshme dhe e aftë për të bërë shumë gjëra. Shtatzënia është mëse e natyrshme dhe duhet ta shijoni në maksimum.

Artikulli paraprakKëshilla për nënat e reja që kthehen në shtëpi pas lindjes
Artikulli i rradhës Ja si ta parandaloni mungesën e hekurit tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.