Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla si ta kaloni gripin

Jetë 03/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gripi nuk ka një kurë të përcaktuar. Simptomat para janë dhimbjet e fytit që në mëngjes, më pas kolla apo temperatura që tregojnë se jeni sëmurë dhe fatkeqësisht nuk ka një zgjidhje të shpejtë për këtë.

Kurat popullore të praktikuara në shtëpi janë po aq të përhapura sa vetë sëmundja. Pjesa më e madhe e këtyre kurave kanë një histori të gjatë aplikimi.

Nëse ju kap gripi, duhet patjetër të qëndroni në shtrat, të konsumoni sa më shumë lëngje, të përdormi medikamentet që rekomandojnë mjekët dhe gjithçka duhet të kalojë.

Merreni me sportivitet

Kur jeni sëmurë trupi juaj ka nevojë për më shumë energji se zakonisht që të luftojë bakteret, kështu që gjëja e duhur që duhet të bëni është të merrni disa ditë pushim dhe të qetësoheni.

Qëndroni në shtrat

Të qëndroni në shtrat sigurisht ndihmon, por të qëndroni zgjuar deri në orë të vona jo. Mungesa e gjumit e bën sistemin tuaj imunitar të dobët dhe rekuperimi është më i vështirë. Nëse simptomat e gripit ju mbajnë zgjuar, provoni të flini me 2 jastëkë pasi kjo ju ndihmon të merrni frymë më lehtësisht.

Lëngjet ju ndihmojnë me forcimin e muskujve, ndalojnë dhimbjen e kokës si dhe ju hidratojnë. Mbani gjithmonë një gotë në dorën tuaj jo vetëm me lëngje por dhe me ujë. Mundohuni të mbani larg kafeinën, alkoolin, apo sodat pasi dehidratojnë organizmin tuaj.

Pini gjëra të nxehta

Çajrat janë gjithmonë një zgjedhje e mirë kur vjen puna për të mundur simptomat e gripit. Provoni të pini çajra herbalë, ujë të ngrohtë ose ujë të ngrohtë me limon.

Përdorni një lugë mjaltë

Mjalti do ju ndihmojë shumë me dhimbjet e fytit dhe me heqjen e kollës. Studimet kanë treguar se fëmijët që hëngrën një lugë mjaltë para kohës së gjumit, bënë një gjumë më të rehatshëm dhe pa kollitje, ndryshe nga ato që përdorën ilaçe. Por kini kujdes, mos e përdorni këtë me fëmijët nën moshën 1 vjeçare.

Bëni një dush të nxehtë

Frymëmarrja në avull bën që të keni një frymëmarrje më të lirshme. Edhe pse nuk jemi shumë të sigurt nëse kjo metodë funksionon ose jo, nuk humbni asgjë nëse e provoni. Nxehtësia gjithashtu ju ndihmon në relaksimin e çdo muskuli të dobët.

Përdorni ilaçe

Nëse metodat e mësipërme ju duken të çuditshme dhe nuk keni shumë besim që funksionojnë, sigurisht mund t’i ktheheni ilaçeve. Ndoshta mund të gjeni një lehtësi nëpërmjet medikamenteve, por gjithmonë mbani në mendje diçka, mos merrni asnjë ilaç pa rekomandimin e mjekut, pa parë etiketat dhe pa kontrolluar përbërjen. Gjithashtu ilaçet tuaja mbajini larg fëmijëve.

Pini supë pule

Studimet tregojnë se supa e pulës ndihmon në qetësimin e inflamacionit në trupin tuaj. Përveç se lufton simptomat e gripit, supa ka kaloritë dhe energjinë e nevojshme për mundjen e gripit.

Artikulli paraprakFëmijët me vështirësi në të folur, 3 herë më të rrezikuar nga bullizmi
Artikulli i rradhës A mund të përdor vaj ulliri për lëkurën e bebes?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.