Pas shqyrtimit të provave, Komiteti Këshillues i Barnave Pa Recetë përcaktoi se fenilefrina, një përbërës popullor në shumë barna kundër ftohjes, gripit dhe alergjisë, nuk lehtëson kongjestionin e hundës.
Më 12 shtator, një komitet i pavarur këshillimor prej 16 anëtarësh në FDA-së përcaktoi se fenilefrina – një përbërës popullor në shumë barna të ftohjes pa recetë (OTC) – është i paefektshëm në lehtësimin e simptomave të hundës si kongjestioni, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.
Komiteti Këshillimor i Barnave pa Recetë (NDAC) votoi që dekongjesantët janë joefektiv bazuar në hulumtimet e fundit, duke përfshirë tre prova klinike gjithëpërfshirëse që nuk gjetën dallime midis fenilefrinës dhe një placebo në lehtësimin e kongjestionit të hundës.
Megjithatë, komiteti nuk i shqyrtoi sprajet e hundës që përmbajnë fenilefrinë, të cilat disa studime sugjerojnë se mund të lehtësojnë përkohësisht simptomat e hundës.
Fenilefrina u bë përbërësi kryesor në barnat kundër alergjive, të ftohtit dhe gripit, pasi një ligj i vitit 2006 hoqi pseudoefedrinën nga raftet e dyqaneve.
Komiteti këshillues vëren se efektiviteti i fenilefrinës ishte tema e debatit, jo siguria e ilaçit.
Megjithatë, dekongjestantët joefektiv mund të jenë një çështje sigurie nëse përdorimi i tyre vonon trajtimin e kushteve më të rënda të hundës, siç është sinusiti kronik.
Anëtarja e komisionit, Jennifer Schwartzott, një përfaqësuese e pacientëve nga Nju Jorku, shton se “Unë mendoj se ky ilaç në këtë dozë orale duhet të ishte hequr nga tregu prej kohësh. Komuniteti i pacientëve kërkon dhe meriton medikamente që trajtojnë simptomat e tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive. Dhe nuk besoj se ky ilaç e bën këtë.”
FDA do të marrë parasysh këshillat e komitetit dhe do të vendosë nëse do të ndërmarrë veprime.
Megjithatë, nuk dihet se kur mund të ndodhë. Nëse agjencia pajtohet me votën e komitetit, prodhuesve që përfshijnë fenilefrinën në ilaçet e tyre kundër alergjisë, të ftohtit dhe gripit mund t’u kërkohet të riformulojnë produktet e tyre ose t’i heqin ato nga raftet e shitësve me pakicë. /Gazeta Shneta/