Një nënë është bërë sensacion nëpër rrjetet sociale, pasi kishte postuar një fotografi ku e mbante foshnjën e saj të përmbysur në ulësen e fëmijëve për vetura.
Në dy fotografi të ngjitura krah njëra tjetrës, Rachel McNamara mund të shihet që mban foshnjën bashkë me ulësen, mbi kokën e saj dhe të përmbysur dhe foshnja ende është e buzëqeshur.
Postimi ishte bërë për të inkurajuar prindërit që të mendojnë për kujdesin e fëmijëve dhe sigurinë në ulëse dhe për t’i pyetur ata nëse kanë besim që ulësja e tyre do t’i mbajë fëmijët në rast të përmbysjes apo mbetej pezull së veturës, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.
“Pasi ta keni vendosur foshnjën në ulëse pyeteni veten nëse ai do të ndjehet rehat në rast se rrokulliset vetura”, ka thënë në postimin e saj kjo nënë.
“Mbani mend se rripi të gjoksi dhe nën sqetulla duhet të jetë në atë nivel i shtrënguar sa fëmija të mund të kalojë pa lëndime”.
Ky postim është shpërndarë më shumë se 50 mijë herë dhe ka marrë mbi dy mijë e 500 komente, nga ata që janë prindër.