Kështu mund ta keni një vagjinë të pastër, shëndetshme dhe me shije të mirë

2017-05-01 në ora 10:07

Njëjtë sikur fytyra dhe pjesët tjera të trupit që me kohën fillojnë të humbin elasticitetin e tyre, edhe vagjina e bën këtë.

Mirëpo, për shumicën e pjesëve të trupit, e veçanërisht fytyrës, ka miliona produkte që ju ndihmojnë t’i hiqni problemet e ndryshme me të cilat do të ballafaqoheni, por për vagjinën duhet të përkujdeseni vet.

Keni kujdes kur e pastroni

Pastrojeni vagjinën aq më shpesh që është e mundur. Aroma e keqe e vagjinës është ndër problemet më të këqija me të cilën ballafaqohet një femër.

Për ta parandaluar këtë, duhet ta pastroni vagjinën të paktën dy herë në ditë me sapun pa aromë.

Gjithashtu, sigurohuni t’i pastroni edhe qimet përreth vagjinës për shkak se mund të djersiten, dhe rrjedhimisht shkaktojnë aromë të keqe.

Kujdesuni për qimet…

Aq më të vogla qimet përreth vagjinës, aq më pak janë mundësitë të mbani aromë të keqe dhe të keni infeksione të ndryshme. Prandaj, kujdeseni që ta mbani vagjinën pa qime.

Përdorni të brendshmet e duhura

Vishni brekë të duhura të cilat e lejojnë vagjinën të thithë ajër. Më së shumti preferohen brekët me pambuk.

Mos vëni parfum rreth vagjinës

Parfumi e shkakton një mosbalancim në pH, e kjo nuk është një gjë e mirë. Prandaj, pjesë të higjienës vagjinale bëjeni edhe mos vënien e parfumit.

Vagjina mund të ketë shije shumë të mirë nëse hani ushqimin e duhur

Së fundmi është dëshmuar edhe shkencërisht që nëse e hani ushqimin e duhur, vagjina juaj do të ketë shije shumë më të mirë.

Prandaj, konsumoni të gjitha llojet e frutave, veçanërisht frutat që kanë përqindje të lartë të sheqerit natyral, si portokajtë, mollët etj.

Gjithashtu, mos harroni t’i shmangni ushqimet që shkaktojnë erë të keqe si qepët, hudhrat etj.