Çdo grua në pritje të një fëmije mezi pret të ketë fëmijën e saj në krahë dhe të provojë ndjenjën e bukur të ushqerjes me gji. Por ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në aftësinë e nënës për të ushqyer ose jo fëmijën me gji.
9 faktorët që ndikojnë në aftësinë e nënës për të ushqyer fëmijën me gji:
Historitë e mëparshme
Nëse keni pasur një procedurë kirurgjikale të gjirit në të kaluarën, kjo mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të ushqyer me gji. Për shkak se zgjerimet e gjirit, duke përfshirë procedurat kirurgjikale si ngritja dhe zvogëlimi, kërkojnë prerje nëpër indet e gjirit, të cilat mund të prishin muskujt dhe nervat përgjegjës për laktacionin.
Indet e pamjaftueshme të gjëndrave
Ndonjëherë, ka faktorë biologjikë që e pengojnë një nënë të ushqejë fëmijën e saj me gji. Për shembull, pamjaftueshmëria e indeve të gjirit.
Shtatzënia e shumëfishtë
Nganjëherë, kur një grua është shtatzënë me binjakë, ose më shumë, ajo mund të ketë vështirësi në dhënien e gjirit sepse nuk prodhon dot sasinë e nevojshme për më shumë se një fëmijë.
Kimioterapia
Një trajtim i kimioterapisë ose rrezatimit shkatërron qelizat e kancerit. Në këtë proces, trajtime të tilla gjithashtu mund të shkatërrojnë disa qeliza të mira.
Mungesa e mbështetjes sociale
Nënat e reja kanë nevojë për mbështetje dhe inkurajim në këtë udhëtim jo të lehtë. Shpesh ato nuk e gjejnë mbështetjen që u duhet.
Depresioni postpartum
Ka disa studime që sugjerojnë se ushqyerja me gji mund të ketë disa përfitime psikologjike për nënën. Megjithatë, ka shumë studime të tjera që tregojnë se depresioni pas lindjes mund të çojë në ndërprerjen e hershme të dhënies së gjirit.
Mospërputhja e tiroideve
Pabarazitë hormonale janë të zakonshme gjatë dhe pas shtatzënisë. Megjithatë, hormonet e tiroides janë të nevojshme për rritjen normale dhe funksionimin e trupit të njeriut, përfshirë prodhimin e qumështit të gjirit. Prandaj, nëse një nënë e re ka nivele të ulëta të tiroidit, të quajtur gjithashtu hipotiroidizëm, ajo mund të mos jetë në gjendje të prodhojë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer me gji.
Historia e kaluar e dhunshme
Disa gra, për fat të keq, përjetojnë dhunë ekstreme fizike. Kjo mund të ndikojë në aftësinë e saj për të ushqyer fëmijën me gji.
Medikamentet
Nëse një nëne të re i duhet t’i nënshtrohet një terapie me medikamente të forta, mund të mos jetë në gjendje të prodhojë qumësht ose qumështi nuk do të jetë i mirë për fëmijën e saj.