Foshnjet sapolindura janë disa nga qeniet më të ndjeshme që mund të ekzistojnë.
Ato ende janë duke u mësuar me kushtet e botës së jashme, të cilat mund të jenë një shok i vërtetë nëse prindërit nuk tregohen të kujdesshëm me to, shkruan GazetaShneta.
Disa nga kushtet që prindërit duhet të bëjnë më së shumti kujdes janë pozicioni gjatë fjetjes, temperatura në dhomë, veshja e duhur etj.
Mamia nga Kosova, Razije Musa, ka shpjeguar më gjerësisht rregullat se si duhen prindërit të veprojnë në mënyrë që t’i evitojnë këto raste fatale.
Sa i përket gjumit, Musa ka treguar se pozicioni i fjetjes në bark është rrëptësisht i ndaluar, sepse sipas saj, në atë mënyrë, kanalet e frymëmarrjes së foshnjes bllokohen duke ia pamundësuar kështu marrjen e lirë të ajrit të bollshëm.
Lëxoni të plotë postimin e saj:
Të dashura nana uroj të jeni mirë, po e ndiej obligim profesional që të ju sqaroj këtu në grup çështjen e ngritur dje nga një Nanë e grupit Familja dhe Shëndeti. Pyetja ishte nëse fëmija një muajsh lejohet të flej në bark.
Ajo që dua ta kujtoni gjithmonë para se ta vendosni beben më të vogël se një vit në gjumë është se fjetja në bark është një JO e madhe.
Fillimisht po u’a sqaroj se bebja ka rrezik të SIDS e njohur si vdekja e papritur, prandaj pozita më e mirë është ajo në shpinë sepse rrugët e frymëmarjes janë plotësisht të hapura .
Ju duhet ta dini se janë disa faktorë që ndikojnë në rritjen e rrezikut të vdekjes se papritur:
1. Sëmundjet e lindura apo të fituara
2.Pirja e duhanit në dhomën e bebes
3. Temperatura e lartë në dhomoën e bebes , pra ajo mbi 22 gradë
4.Rrobat e shumta që i’a veshni bebes dhe kështu ndikoni në rritjen e temperaturës trupore
5.Pozita e vendosur në krah apo në bark
Pra, kujtoni se mënyra më e sigurtë për të fjetur një bebe është në shpinë sepse e ka mundësinë që ta lëviz kokën lirshëm, e rëndësishme është që fëmija të mos ketë lodra, qebe të mëdha apo mbulesa që mund t’i hedh në fytyrë e të mos mund t’i largoj.
Unë për të siguruar ngrohtësi normale gjithmonë preferoj thesin edhe atë dimëror edhe atë veror.
Me dashuri, Razija
/GazetaShneta/