Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta ishin mjekët e parë të Prishtinës

Lajme 16/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkrimtarja Sanije Gashi në librin e saj “Prishtina e fëmijërisë sime”, ka shkruar për mjekët e parë të kryeqytetit. Ajo kujton disa detaje të papërmendura më parë:

Në fillimvitet 50 të shekullit XX, ekzistonte një spital i përgjithshëm me 80 shtretër, objekt i trashëguar nga koha e Turqisë, dhe një poliklinikë me dy mjekë të kohës – Dr Panteliqi, që shkonte nëpër shtëpi për kontrollim të të sëmurëve, ndonëse mjek ushtarak, dhe Dr Tefik Rashiti (të dy nga koha e Mbretërisë serbe), si dhe një stomatolog, dr. Baruhi. Domethënë, këta kanë qenë mjekët e parë të Prishtinës.

Daut Mustafa

Të vjetrit e mbajnë mend edhe Dr.Tottin, i cili shkonte shtëpi më shtëpi. Sipas Dr. Daut Mustafës, në Prishtinë po punonin edhe Dr. Spiro Lito, një grek nga Gjirokastra, si dhe kirurgu italian Xhani Marketo. Në vonë, në vend të Spiro Litos vjen mjeku nga Kavaja, Dr. Mustafa Cara.

Në Prishtinë njihen që herët edhe Dr. Xheladin Deda – oftalmolog, Dr. Daut Mustafa – pneumolog, Dr. Izedin Osmani, Dr. Sehadete Mekuli, Dr. Ali Sokoli, shkruan KultPlus.

Xheladin Deda me gruan, Ballkize Bakiun

Kushtet në shëndetësinë kosovare ishin të mjerueshme, ndërsa i vetmi mjek shqiptar që punonte në ato vite në Prishtinë ishte oftalmologu Xheladin Deda, rreth viteve 1952. Në vitin 1958 sëmundjet ngjitëse po bënin hata mbi popullatën kosovare, vdekshmëria ishte e lartë, sidomos te fëmijët e moshës deri 1 vjeç. Në atë kohë ishte përhapur edhe sëmundja e tuberkulozit.

Ardhja në Prishtinë e Sehadete Mekulit me 1954 dhe Talat Pallaskës më 1958 paraqet mundësinë e parë për ecje drejt qëllimit.

Burimi: Libri “Prishtina e fëmijërisë sime” – Sanije Gashi.

Artikulli paraprakKëshilla nga HiPP – Gjërat që ju nevojiten në klinikë gjatë lindjes
Artikulli i rradhës Si të trajtoni në mënyrë natyrale irritimin e lëkurës poshtë gjoksit

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.