Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të trajtoni në mënyrë natyrale irritimin e lëkurës poshtë gjoksit

Këshilla për shtatzëna 16/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Djersitja e shpeshtë, përdorimi i veshjeve të ngushta sintetike, zgjedhja e reçipetave të gabuara dhe alergjitë nga produktet larëse bëhen shkak për një prej shqetësimeve më të mëdha gjatë verës, irritimi i lëkurës poshtë gjoksit. Ky lloj dermatiti, i njohur ndryshe me emrin mjekësor intertrigo, mund të prekë këdo, por më të rrezikuara janë femrat me gjoks të madh.

Skuqja e pashmangshme, formimi i qeskave me qelb dhe kruajtjet e vazhdueshme janë disa prej simptomave kryesore të këtioj lloj dermatitis. Living ju njeh me katër prej trajtimeve natyrale që mund të realizoni në kushte shtëpie për të qetësuar lëkurën e inflamuar, transmeton Gazeta Shneta.

1.Kompresa të ftohta: Hapi parë që duhet të bëni në trajtimin e irritimit të lëkurës poshtë gjoskit është të vendosni kompresa e ftohtë. Merrni disa kubeta akulli, mbështillini me një napë pambuku dhe vendosini poshtë gjoksit. Përsëriteni këtë veprim çdo 10 minuta për aq kohë të lirë sa keni në dispozicion. Mos e fshini lëkurën në fund, por lëreni të thahet në mënyrë natyrale. Këshillohet të mos vishni reçipeta.

2. Aplikoni vaj të pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit ka veti antiinflamatore dhe hidratuese që arrijnë të neutralizojnë ifneksioni dhe të qetësojnë lëkurën. Nuk këshillohet ta aplikoni direkt mbi lëkurë, por ta bashkoni me vaj ulliri, p.sh në masën 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 5 pika vaj i pemës së çajit. Më pas lyeni lëkurën poshtë gjoksit me ndihmën e një tamponi pambuku.

3. Masazhoni zonën e infektuar me xhel të aloe veras: Bima e aloe veras ka në përmbajtjen e saj antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore dhe antibakteriale. Merrni pak nga xheli i kësaj bimë dhe masazhoni lëkurën e irrituar me lëvizje rrethore të mollëzave të gishtave.

4.Lyeni zonën e inflamuar me përzierje borziloku: Merrni disa gjethe broziloku të freskët dhe kalojini në frulator derisa të formohet një pastë, njëlloj sikurse bëni peson. Me ndihmën e një spatule aplikojeni poshtë gjinjve dhe prisni derisa të thahet. Në fund pastroni lëkurën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni me kujdes./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëta ishin mjekët e parë të Prishtinës
Artikulli i rradhës Lejleku i QKUK-së: Sërish binjakë në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.