Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta janë dy vëllezërit shqiptarë që u bën doktorë në një ditë në Zvicër

Lajme 22/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy studentë me origjinë nga Zhuri i Prizrenit janë bërë storie suksesi në Gjenevë të Zvicrës duke diplomuar në fushën e mjekësisë. E veçanta e tyre ishte se në mesin e 120 studentëve zviceranë, dy studentët shqiptarë ishin vëllezër. Ata fituan titullin Doktor të shkencës së Mjekësisë së bashku

Në Universitetin e Gjenevës, në Fakultetin e Mjekësisë, u mbajt ceremonia zyrtare e dhënies së diplomave të 120 mjekëve të sapodiplomuar në Zvicër. Mes tyre ishin edhe dy vëllezër kosovarë, Gent Memaj, 27-vjeçar dhe Plator Memaj, 26-vjeçar, me origjinë nga Zhuri i Prizrenit, shkruan albinfo.ch.

E veçanta e kësaj ceremonie ishte se të dy vëllezërit mantelbardhë në të njëjtën ditë u bënë zyrtarisht me titujt “Doktorë” të shkencës së Mjekësisë.

Genti për vite me radhë kishte studiuar në Universitetin e Gjenevës për Mjekësi, në Departamentin e Stomatologjisë, duke treguar suksese të mëdha në fushën përkatëse si dentist. Ndërsa, Platori kishte zgjedhur të studionte në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme, duke korrur suksese në arritjet e tij profesionale si mjek.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme gjatë studimeve, Genti dhe Platori, arritën t’i mbrojnë titujt zyrtarisht të diplomave që iu dorëzuan solemnisht nga personalitetet më të larta politike dhe të qarqeve akademike të Kantonit të Gjenevës në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Diplomimit të tyre iu gëzuan më së shumti prindërit, Agim Memaj, i cili është inxhinier (Master në Universitetin EPFL Lausanne) dhe Teuta Memaj, mjeke nutricioniste (e specializuar në Universitetin e Lausannës). Ata për albinfo.ch thanë se janë krenarë për djemtë e tyre dhe se kjo në një mënyrë është edhe krenari për gjithë Kosovën, e në veçanti edhe për Zvicrën.

Duhet theksuar se të dy vëllezërit shkollimin fillor dhe Kolegjin Saint Michel (i themeluar më 1582) e mbaruan në Friburg, dhe menjëherë pas përfundimit të tyre ata arritën të regjistrohen në Universitetin e Gjenevës për Mjekësi.

Por, jo vetëm kaq, sukseset e tyre nuk kanë të ndalur, pasi që tani Genti ka filluar punën në një kabinet me shumë reputacion në qendër të Gjenevës, si mjek dentist në kabinetin privat të Stomatologjisë së quajtur “Cabinet Dentaire des Frontenex”.

Nga anat jetër, Platori nga 1 shkurti filloi punën zyrtarisht si mjek në Spitalin Universitar të Gjenevës, në repartin e Kardiologjisë. Duhet theksuar se objektivi i ardhshëm i Gentit dhe Platorit është doktoratura në një të ardhme të afërt, pasi të dy zotërojnë kapacitete dhe shprehen të gatshëm për titujt e radhës.

Po ashtu, Genti dhe Platori janë shumë të lidhur edhe me Kosovën. Të pyetur nga albinfo.ch se sa herë në vit e vizitojnë Kosovën, ata u shprehen “shumë shpesh, 5 deri 6 herë në vit”. Gjithashtu vlen të theksohet se të dy vëllezërit kanë pasion historinë, sidomos të kombit shqiptar, dhe vizitojnë rregullisht vendet historike të Kosovës dhe Shqipërisë në përgjithësi.  /Albinfo.ch.

Artikulli paraprakKirurgu shqiptar, Ramës: Kam kryer 10 mijë operacione me laparaskopi, kthena dinjitetin me paga
Artikulli i rradhës Oda e Mjekëve dhe Inspektorati Shëndetësorë bashkërendojnë aktivitetet

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.