Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma e përmasa të ndryshme, që zakonisht përbëhen nga fosfati e acidi urik.
Gurët në veshka formojnë substanca të caktuara në urinën e një personi që bëhen shumë të përqendruara. Kjo rezulton në mineralet dhe në substancat e tjera në urinën e tyre duke u kristalizuar mbi sipërfaqet e brendshme të veshkave. Kristalet mund të kombinohen për të formuar gurë të fortë. Normalisht, urina përmban substanca kimike që pengojnë formimin e kristale-ve.
Simptomat e gurëve në veshka?
Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos dini që i keni ato. Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël të veshkave kalojnë nëpërmjet ureter-it (tubat që lidhin veshkat me fshikëzën) në fshikëz pa shkaktuar probleme. Megjithatë, nëse ju kaloni një gur të madh veshkash, ju do të viheni në dijeni për këtë, pasi ju do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese.
Simptoma të tjera të gurëve në veshka janë:
-Gjak në urinë;
-Përzierje dhe të vjella;
-Një nevojë urgjente për të shkuar për të urinuar;
-Të ngjethura dhe ethe; dhe
-Kalimi i gurëve të vegjël në urinë.
Kur guri fillon të lëvizë në traktin urinar, personi do të përjetojë “kolikë renale”, që është një dhimbje e vazhdueshme në shpinë, nën brinjët. Dhimbja zakonisht shkon deri poshtë nën ije – dhe në testikujt e meshkujve./Klan Kosova/