KQZ e Odës së Stomatologëve të Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për anëtarë të Kuvendit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur me 06/03/2023, pas shqyrtimit dhe verifikimit të kandidaturave për anëtarë të Kuvendit të OSK-së, publikon listat preliminare për anëtarë të Kuvendit të OSK-së, të cilët kanë plotësuar kriteret e parapara për kandidim”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë mund t’i gjeni listat e plota duke klikuar mbi njësitë:
– Njësia Zgjedhore 01 Prishtinë
– Njësia Zgjedhore 07 Mitrovicë
– Njësia Zgjedhore 08 QKSUK me Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale
“Të gjithë kandidatët të cilët kanë parashtruar fletë-aplikimet e tyre ndërkaq nuk gjenden në listën e mësipërme, mund t’i paraqesin kërkesat e tyre në afat prej 24 orëve nga ora e publikimit të kësaj liste. Ankesa i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa duhet të parashtrohet në formë elektronike në adresën zyrtare të KQZ-së: [email protected]”, thuhet në njoftimin e OSK-së. /Gazeta Shneta/