Një djalë dhe një vajzë u tmerruan kur shkuan në parkun e lodrave.
Pranë hyrjes, afër shportës së bërllokut ata panë një karrocë fëmijësh, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ata u shokuan kur e panë një vazjë të vogël në të, të cilën prindërit e kishin lënë për 1 orë pasi hynë në parkun e lodrave për t’u zbavitur.
Dy të rinjtë lajmëruan menjëherë sigurimin e parkut në Londër.
“Prindërit erdhën më vonë dhe nuk shqetësoheshin fare për veprimin e tyre. Madje ata u sollën të nervozuar me neve, sikurse ta kishin lënë ndonjë palltë. Këta prindër nuk meritojnë të kenë fëmijë”, ka deklaruar Brevis, i cili e thirri edhe policinë. /Gazeta Shneta/