Një vaksinë eksperimentale e kancerit mund të riprogramojë shpejt sistemin imunitar të një personi për të sulmuar glioblastomën, formën më agresive dhe vdekjeprurëse të kancerit të trurit, ka zbuluar një studim i vogël paraprak.
Vaksina e kancerit bazohet në teknologjinë ARNm të ngjashme me atë të përdorur në vaksinat e COVID, por në këtë rast qelizat tumorale të pacientit përdoren për të krijuar një vaksinë të personalizuar, thanë studiuesit.
Mes tjerash, vaksina mëson sistemin imunitar të shohë qelizat tumorale si një virus të rrezikshëm, duke nxitur një përgjigje të fuqishme imune kundër kancerit, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Një nga rezultatet më mbresëlënëse ishte se sa shpejt vaksina e injektueshme e kthen sistemin imunitar kundër një tumori të trurit, tha studiuesi i lartë Dr. Elias Sayour, një onkolog pediatrik me Universitetin e Shëndetit të Floridës, i cili ishte pionier i vaksinës së re.
Në një provë të parë klinike njerëzore me katër pacientë të rritur, vaksina nxiti një sulm imun të shpejtë dhe në dukje efektiv ndaj kancerit.
Glioblastoma është një kancer shumë vdekjeprurës, me një mbijetesë mesatare prej rreth 15 muajsh. Aktualisht, mjekët përdorin kirurgji, rrezatim dhe kimioterapi për të luftuar tumorin.
Studimi i ri u publikua më 1 maj në revistën “Cell”. /Gazeta Shneta/