Shumica e marrëdhënieve pësojnë vuajtje në dhomën e gjumit në një fazë të caktuar jetësore, por çfarë nëse marrëdhëniet intime shuhen krejtësisht?
Sara, 40 vjeçe, e cila punon në marketing, shfaq dhimbjet e një martese pa marrëdhënie seksuale përmes një rrëfimi, transmeton Gazeta Shneta.
“Kur e takova së pari Benin, mendova se takova shpirtin tim binjak. Ai kishte gjithçka që unë dëshiroja në një njeri. Por, pas 13 vjetësh e kuptova se e gjitha kjo ishte e gjitha një mashtrim.
Po, kemi një jetë të bukur dhe tre fëmijë të mrekullueshëm, Oscar, 11, James , tetë dhe Lucy 6 vjeç, por gjithashtu kemi një sekret: nuk kemi pasur marrëdhënie seksuale për gati shtatë vjet.
E vërteta është se unë nuk mendoj se do të kemi intimitet përsëri.
Në momentin kur kërkoja të kryeja marrëdhënie seksuale, ai fillonte me arsyetimet se ishte lodhur në punë.
Mbi të gjitha, e vërteta të cilën e kuptova vonë, ishte se ai refuzonte të bënte seks me mua për shkak të deformimit të trupit tim pas shtatzënisë.”/Gazeta Shneta/