A thua se fotografitë personale të bebeve të posalindura, nuk ishin mjaftueshëm të lezetëshme, një fotografe e njohur në gjithë botën ka ngritur nivelin e këtyre fotografive edhe më lartë. Ideja kreative e fotografes, Karen Marie, ka shndërruar disa bebe vajza në Princesha të Disney-t.
Karen, e cila është pronare e kompanisë Belly Beautiful Portraits, ka përzgjedhur me shumë dashuri fustanet e këtyre bebeve, që të duken sa më mbretërore e përrallore. Dhe, padyshim i gjithë interneti po çmendet pas këtyre realizimeve fotografike, shkruan Simple Most, transmeton Gazeta Shneta.
Secila bebe përfaqëson nga një princeshë të veçantë përrallash. Duke u nisur nga Arieli, Bella, Jasemina, Borëbardha, Bukuroshja e fjetur, Hirushja.
Këto fotografi janë publikuar edhe në rrjete sociale dhe në gjithë internetin, për arsyen se që të gjithë po flasin për to.
Më poshtë mund t’i shihni disa prej tyre:
/Gazeta Shneta/