Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë 6 shpenzimet më të kota që i bëjmë për të vegjëlit

Jetë 21/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Cute kid girl holding dollars and have an idea how earning much money in crisis. Serious child teaching in eyeglasses
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ata që tashmë janë bërë prindër e dinë më së miri se prioritetet e jetës shndërrohen në plotësimin e nevojave të të vegjëlve.

Dhe kjo është një detyrë shumë e ëmbël pasi që fëmijët janë e ardhmja dhe prindërit duhen të kujdesen që nevojat e vocërrakëve të përmbushen me arsyeshmërinë më të lartë, shkruan GazetaShneta.

Por nganjëherë prindërit shpërqëndrohen nga kjo arsyeshmëri nga tendenca që t’i bëjnë fëmijët të ndihen sa më të veçantë përmes disa mënyrave idiote, që në realitet mund të keq-edukojnë fëmijët.

Magazina Anabel ka renditur 6 shpenzimet më të kota që prindërit mund t’i bëjnë për fëmijët e tyre:

Veshmbathje firmato për vetëm 2 përdorime
Related image
Fëmijët janë me të vërtetë qendra e vëmendjes së prindërve, ku këta të fundit do bënin çmos që fëmijët të ndihen të veçantë. Por blejra e rrobave super të shtrenjta nuk është një mënyrë që do i bënte fëmijët të ndihen të veçantë. “Vërtet kur e shikon vajzën tënde të veshur me një fustan super fashion të duket aq e adhurueshme sa thua “mashallah” në 100 gjuhë të ndryshme, çështja është se sado shtrenjtë ta keni blerë fustanin dior kids, s’ka asnjë magji që ta mbrojë nga të vjellat. Përveç kësaj, e shumta që do ta veshë është 2-3 herë se pas dy muajsh, s’ka shanse t’i bëjë më!”, shkruan AnabelMagazine.

Organizimi i ditëlindjes në lokalin më të zgjedhur në qytet
Image result for kim kardashian throws birthday party
Është e vërtetë që si popull jemi shumë të gatshëm të marrim pjesë e të organizojmë festa muzikore ku do të shpërthenim nga lumturia e vallëzimi. Edhe ditëlindjet e fëmijëve hyjnë në të njejtën listë, kur numri i të ftuarëve pastaj kalon limitet; e këta të fundit e vazhdojnë idiotësinë pastaj duke u rregulluar më mirë se në dasmën e tyre, e po ashtu duke sjellë dhurata të shtrenjta për një ditëlindje që duhej të kalonte me modesti; sepse fëmijëve duhet t’u ipet shembull që shpenzimet e tepërta nuk duhet të ndodhin për gjëra kaq profane.

Pushime verore nëpër tërë globin
Image result for maldive vacations with kids

Lista vazhdon me pushimet verore të cilat po nuk u kryen nëpër vende të ndryshme të botës, nuk numërohen si pushime. “AnabelMagazine” citon psikologun dhe kuzhinierin e njohur Oliver James i cili ka shpjeguar se fëmijëve u duhet të përjetojnë kënaqësitë fëmijërore me sa më shumë komoditet, dhe udhëtimet e orvatjet e shpeshta nëpër aeroporte vetëm sa e pamundësojnë këtë rehati që të vegjëlve u duhet. “Ai këshillon t’i kalojnë pushimet në të njëjtin vend, brenda vendit të tyre. Qëndrueshmëria është e domosdoshme për moshën e tyre. Kjo vlen në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe pushimet”, citon AM.

Disa nga shpenzimet tjera që “Anabel” përmend janë edhe lodrat e shtrenjta, blerja e iPhon-ëve e iPad-ëve të fundit për fëmijë, si dhe regjistrimi i tyre në 5 kurse qysh në klasën e parë.

 

Andaj prindër, fokusohuni të shpenzoni energjitë dhe paratë tuaja në aktivitete që fëmijët do u jenë mirënjohës në të ardhmen. Ata do harrojnë shumë shpejt se në moshën 2-vjeçare kishin veshur këmishia Gucci, apo që gjatë verës kanë lozur në plazhet e Antalya-s. Ata do i  mbajnë në mend momentet që ju i keni kaluar bashkë; sigurohuni të plotësoni NEVOJAT e tyre dhe jo TEKET!/GazetaShneta/

 

 

Artikulli paraprakKujdes! Këto veprime mund të sjellin fatalitet për foshnjat
Artikulli i rradhës Si të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.