Tiroidea është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që janë të rëndësishme për shumë procese trupore.
Paneli i tiroides përdoret për të parë se sa mirë funksionon gjëndra tiroide.
Deri vonë është rekomanduar të kontrollohen një ose dy markerë të Gjëndrës Tiroide. Ato kanë qenë zakonisht TSH dhe T4 totale. Paneli i zgjeruar i Tiroides përfshin përcaktimin e TSH, FT3, FT4, Ac. anti-TG, Ac.Anti- TPO;
Duke matur nivelet e hormoneve tiroide, hormonit tireostimulues dhe antitrupave në gjak, paneli i tiroides mund të ndihmojë në diagnostikimin e çrregullimeve të tiroides dhe disfunksionit apo mosfunksionit të tiroides, që lidhen me hipotiroidizmin apo hipertireoidizëm, kancer të tiroides, nyjeve të tiroides, strumave dhe si një shtesë në diagnostikimin e sëmundjeve autoimune të tiroides: sëmundja Hashimoto, tiroiditi pas lindjes, hipotiroidizmi neonatal dhe sëmundja Graves.
Një panel tiroide mund të përdoret gjithashtu për të monitoruar trajtimin e hipertiroidizmit dhe për të vlerësuar pacientët që marrin terapi me levotiroksinë.
Analizat TSH, FT3, FT4, Ac. anti-TG, Ac.Anti- TPO ofrohen me një pako prej vetëm 23 euro në kuadër të fushatës së laboratorit Cambridge Clinical Laboratories në Prishtinë.
Për më shumë detaje mund të kontaktoni në numrin 038 776 757 ose email: [email protected], apo përmes Facebook duke Klikuar KËTU.
Artikull i sponsorizuar