Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë dallimet, bebet që ushqehen me gji dhe ato me formulë

Jetë 02/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të porsalindurit nuk janë të gjithë njësoj. Secili prej tyre do të ketë një temperament ndryshe që në momentet e para pas lindjes, por ndryshimet tek fëmijët shkaktohen edhe nga mënyra e të ushqyerit.

Fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri marrin më pak peshë dhe ushqehen më shpesh.

Keni ndjesinë se fëmija juaj që ushqehet me gji ka gjithmonë uri? Kjo ndodh për shkak se qumështi i nënës është më i lehtë dhe lehtësisht i tretshëm, duke qënë gjithashtu edhe më i absorbueshëm nga fëmija.

Qumështi i formulës ka një përbërje të tillë që e bën atë më pak të tretshëm dhe për pasojë fëmija do të ndiejë më pak uri, duke shtuar gjithashtu edhe më shumë peshë. Kujdes! Pesha e madhe nuk duhet të ngatërrohet me shëndetin e mirë të fëmijës!

Gjithashtu, fëmija e konsideron momentin e pirjes si një moment përkëdheljesh dhe për këtë arsye ai do të dojë të pijë më shpesh.

Fëmijët e ushqyer me gji kanë një sistem imunitar më të mirë.

Ai i jep fëmijës shumë antitrupa të cilat e mbrojnë nga infeksionet.

Nëse fëmija ushqehet me gji do të ketë një zhvillim më të mirë të aparatit tretës.

Ai do të vuajë gjithashtu më pak nga kolikat, konstipacioni si edhe refluksi. Gjë e cila ndodh jo vetëm për shkak të vetisë për t’u tretur më shpejt, por edhe për shkak se kontakti me trupin e nënës e bën fëmijën t’i kalojë me me lehtësi këto shqetësime.

Fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri kanë një rrezik më të vogël për të shfaqur alergji ushqimore.

Kjo ndodh pikërisht për shkak të zhvillimit të mirë që ka marrë aparati tretës.

Qumështi i gjirit i bën fëmijët më inteligjentë.

Shumë studime kanë treguar se qumështi i gjirit ka një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të fëmijës si edhe intelektit.

Nuk duhet të harrojmë pa përmendur se diçka e tillë favorizohet edhe nga kontakti që fëmija ka me nënën ndërsa ushqehet me gji, moment i cili e bën atë të ndihet tepër i lumtur. /pernenat

Artikulli paraprakPse nuk duhet të shkoni në shtrat të inatosur
Artikulli i rradhës S’keni lindur ende, këto janë 9 gjërat që do të përballeni pas lindjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.