Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë disa nga sëmundjet që trupi ju paralajmeronë për to nëse djersiteni gjatë natës

Jetë 22/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse mjekët rekomandojnë që temperatura e dhomës se gjumit mos ta kalojë 21 gradë, po ideja e të fjeturit në një dhomë të ftohtë nuk na pëlqen kur mendojmë se sa mirë ndihemi nën batanijes së ngrohtë. Megjithatë, ngrohtësia e tepërt na shkakton afshe e shqetësime duke bërë që të çohemi qull në djersë. POR nëse ambient ku flini është i freskët, ju nuk mbuloheni trashë e sërish zgjoheni të djersitur, duhet të dini se kjo është një shenjë paralajmëruese jo e një sëmundjeje , por e tetë probleme shëndetësore.

Menopauza 
Gjatë kësaj periudhe kalimtare femrat përjetojnë afshe të nxehta dhe shpesh ndodh që gjatë natës gjumi t’u dalë nga këto të fundit.
Teprimi me alkoolin është gjithashtu një arsye përse dikush mund të zgjohet në djersë. Nxjerrja e alkoolit jashtë nga organizmi bën që trupi juaj të mbulohet me bulëza djerse, pasi toksinat janë liruar nga trupi.
Sëmundjet kardiovaskulare
Pas të 50-ave njerëzit janë më tepër të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe nëse nuk vuani apo nuk kuroheni për këtë sëmundje nëse për shumë netë me rradhë jeni zgjuar të djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu. Djersitja natën është shenjë e sëmundjeve të zemrës
Hipoglicemia
Nëse ju vuani nga niveli i ulët i sheqerit mund të ndodhë që të zgjoheni natën të djersitur.
Trupi juaj është duke luftuar një infeksion
Në qoftë se trupi juaj është duke luftuar kundër një sëmundjeje apo infeksioni, kjo gjendje mund të shkaktojë djersitje natën. Kjo gjë mund të vazhdojë për ditë ose edhe javë dhe pse simptomat e tjera mund të jenë zhdukur.
Vuani nga tiroidet 
Djersitja natën është një simptomë e zakonshme për ata që vuajnë nga hiperaktiviteti i tiroideve.
Disa medikamente të caktuara mund të shkaktojnë djersitje
Djersitja natën mund të jetë një efekt anësor i shumë barnave. Ilaçet kundër depresionit e ato të diabetit janë në krye të kësaj liste.
Çrregullimet autoimune janë gjendjet kur sistemi imunitar gabimisht identifikon diçka normale si një rrezik për shëndetin. Këto sëmundje mund të shkaktojnë djersitje të tepërt natën  /RemedyDaily/ /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ta stimuloni inteligjencën e fëmijëve tuaj
Artikulli i rradhës Mortaliteti më i madhë se nataliteti tek shqiptarët, këto janë shkaqet me të medha

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.