Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta stimuloni inteligjencën e fëmijëve tuaj

Jetë 22/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët thonë se kur lindim kemi një numër të caktuar të qelizave nervore, të cilat do t’i kemi në atë numër deri në fund të jetës.

Lidhjet midis atyre qelizave fillojnë që të krijohen në moshën më të re, kështu që stimulimi i caktuar i përmirëson zhvillimin e inteligjencës te fëmijët.

Por, duhet ta dini se nuk duhet të sforconi asnjë funksion kognitiv (njohës) te fëmijët, meqë në atë mënyrë rrezikoni që ta mbingarkoni fëmijën dhe të shkaktoni çrregullime sikur që është p.sh pagjumësia.

Duhet ta dini se fëmija vetëm në një moshë të caktuar arrin aftësinë që të kuptojë dhe mbajë mend diçka. Prindi është aty që ta dallojë periudhën kritike për zhvillim të ndonjë aftësie të caktuar dhe ta nxitë zhvillimin në atë moment.

Deri në muajin e tretë

• Ledhatojeni beben sa më shumë, preferojnë ekspertët britanikë të revistës “Parenthood”. Ledhatimi nxit zhvillimin e funksioneve trupore dhe shpirtërore.

• Blini lodra me ngjyra të ndryshme dhe qitni në atë mënyrë që t’i shohë fëmija.

• Lejoni bebes që të luajë me ujë derisa e lani.

Nga 3 deri 6 muaj

• Blini lodra që lëvizin, në mënyrë që bebja t’i përcjellë me shikim.

• Fshihni lodrat, në mënyrë që t’i kërkojë bebja.

• Nxirreni beben në shëtitje.

• Bisedoni me beben tuaj.

Nga mosha 6 deri 12 muaj

• Lejojeni beben që të zvarritet dhe, në atë mënyrë, ta njohë botën.

• Ushqejeni me ushqime sa më të llojllojshme.

Nga 12 deri 18 muaj

• Fëmija le të luajë sa më shumë dhe le të bëjë ushtrime trupore.

• Jepni fëmijës rast që të marrë pjesë në komunikim me ambientin.

Nga 18 deri 36 muaj

• Lëreni fëmijën që të luaj me shkronja dhe numra, në mënyrë që të mësohet me forma të ndryshme.

• Në moshën 2-vjeçare fëmija mund të mësojë rregullat e disa lojërave.

Nga mosha 3 deri 6-vjeçare

• Le të njihet fëmija me sa më shumë objekte të ndryshme.

• Mund të mësojë edhe ndonjë gjuhë të huaj, apo ndonjë instrument muzikor. /Gazeta Shneta/.

Artikulli paraprakA janë të rrezikshme cistet në shtatzani
Artikulli i rradhës Këto janë disa nga sëmundjet që trupi ju paralajmeronë për to nëse djersiteni gjatë natës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.