Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë dy simptoma të rëndësishme që tregojnë presionin e lartë të gjakut

Jetë 18/04/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presioni i lartë i gjakut është shpesh një gjendje pa simptoma duke e bërë atë edhe më të rrezikshëm pasi kur shenjat janë të dukshme shpesh është tepër vonë.

Ndjenja e një dhimbjeje në zonën e gjoksit ose një ndjesi e përplasjes që ndihet në vesh mund të jenë shenja të hershme të kësaj gjendje shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Presioni i lartë i gjakut i cili njihet edhe si hipertension vendos stres shtesë në enët e gjakut dhe organet vitale. Është një gjendje e zakonshme që prek më shumë se një të katërtën e të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar.

Të kesh një dhimbje në gjoks ose të përjetosh një ndjesi goditjeje mund të tregojë se mund të jeni në rrezik të presionit të lartë të gjakut dhe duhet të kontrolloni menjëherë.

Nëse presioni i gjakut i një personi është jashtëzakonisht i lartë, mund të ketë disa simptoma paralajmëruese për t’u parë, duke përfshirë dhimbje koke, lodhje ose konfuzion, dhimbje gjoksi, rrahje të çrregullta të zemrës, gjak në urinë ose një ndjesi goditjeje të ndjerë në qafë, gjoks ose veshë.

Nëse një person ka një ndjesi pulsimi ose rrahjeje në veshët e tij ose në gjoks kur nuk është bërë asnjë ushtrim ose sforcim, kjo mund të tregojë një presion të lartë të gjakut.

Dhimbje gjoksi

Dhimbja e gjoksit gjithmonë duhet të merret seriozisht, pavarësisht nëse dyshoni se mund të jetë presion i lartë i gjakut.

Çdo dhimbje gjoksi duhet të vlerësohet nëse është agonizuese dhe dërrmuese apo e lehtë dhe me ndërprerje.

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë që kurrë të mos supozojmë se dhimbja e gjoksit është thjesht urth ose tretje; dhimbja në gjoks mund të jetë tregues i shumë gjendjeve të ndryshme serioze mjekësore.

Ndjesia e goditjes

Nëse keni një ndjesi pulsimi ose rrahjeje në veshët tuaj kur nuk jeni duke ushtruar me forcë, kjo mund të tregojë një presion të lartë të gjakut.

Mund të jetë gjithashtu e lidhur me pirjen e sasisë së madhe të kafeinës, prandaj provoni të shkurtoni kafenë dhe sodat me sheqer. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë publikon masat e reja anti – Covid në vend, këto janë ndryshimet
Artikulli i rradhës Pse gratë mund të jenë të pajisura më mirë për të luftuar COVID-19

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.