Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse gratë mund të jenë të pajisura më mirë për të luftuar COVID-19

Jetë 18/04/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur bëhet fjalë për COVID-19, gratë duket se janë më të forta karshi burrave, sa i përket mbrojtjes dhe neutralizimit të shpejtë të sëmundjes.

Tani, një eksperiment i rastit nga një studiues i okulistikës në Duke Health ka çuar në një pasqyrë: Gratë kanë më shumë një lloj të caktuar të qelizave imune që luftojnë infeksionet në indet e mukozës dhe këto qeliza imune grumbullohen në mushkëri, të gatshme për të sulmuar virusin COVID shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

“Më mirë të armatosura me këto qeliza të specializuara imune, shihen të jenë gratë për të luftuar disa nga ndikimet më të rënda të COVID-19, veçanërisht infeksionet e frymëmarrjes që mund të bëhen të rrezikshme për jetën”, tha profesior Dr. Daniel Saban i departamentit të imunologjisë.

Dr. Saban, i cili drejtoi studimin që shfaqet në revistën ‘Cell Press Med’, tha se hulumtimi filloi pranverën e kaluar ndërsa COVID vazhdonte të përhapej.

“Ne nuk e filluam me një hipotezë,” tha Dr. Saban. “Ishte një qasje krejtësisht e paanshme, ku ne u kërkuam kolegëve tanë të siguronin mostra gjaku dhe indesh nga pacientët me COVID, si dhe njerëz të shëndetshëm. Ne nuk kishim ide se çfarë do të gjenim, nëse kishte ndonjë gjë”.

Dr. Saban dhe anëtarët e laboratorit të tij, panë që një qelizë e bardhë e gjakut e quajtur qelizat T të pandryshueshme të shoqëruara nga mukoza, qarkullonin më me bollëk në gjak nga gratë e shëndetshme krahasuar me burrat e shëndetshëm.

Qelizat T të pandryshueshme të shoqëruara nga mukoza janë qeliza të bardha shumë të specializuara të gjakut që kontribuojnë në mbrojtjen imune në organet dhe indet e mukozës. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakKëto janë dy simptoma të rëndësishme që tregojnë presionin e lartë të gjakut
Artikulli i rradhës Menopauza: Gjashtë përzierje bimore natyrale për të lehtësuar simptomat e mundimshme tek gratë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.