Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë efektet anësore të kremit kundër rrezitjes nga dielli

Jetë 22/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë gra e përdorin kremin mbrojtës ndaj diellit sa herë planifikojnë se do të ekspozohen në diell edhe për një kohë fare të shkurtër.  Ne e bëjmë këtë gjë pasi kemi dëgjuar se nëse ekspozohemi në diell, pa përdorur krem mbrojtës, mund të zhvillojmë djegie të lëkurës, madje edhe kancer.  Megjithatë studime të reja tregojnë se kremi mbrojtës ndaj diellit mund të jetë më i dëmshëm sesa vetë dielli.

Ja disa efekte anësore të kremit mbrojtës ndaj diellit.

Pengon aktivitetin hormonal

Studimet kanë treguar se disa nga kimikatet që përdoren për të prodhuar disa tipe të kremrave mbrojtës ndaj diellit, mund të pengojnë disa aktivitete hormonale. Studimi tregoi se adoleshentët që përdornin një krem mbrojtës me përbërës natyralë kishin një aktivitet më të mirë hormonal se adoleshentët që përdornin krem mbrojtës komercial të përbërë me kimikate artificiale.

Dëmton qelizat

Oksibenzoni, një kimikat që përdoret gjerësisht në prodhimin e kremrave mbrojtës ndaj diellit, pasi përthith rrezet e dëmshme ultraviolet, mund të dëmtojë AND-në e qelizave. Përdorimi i kremrave me përmbajtje oksibenzoni në shtatzani mund të rezultojë me lindjen e një bebi me peshë nën mesataren.

Promovon zhvillimin e qelizave kancerogjene

Qelizat e dëmtuara nga kremrat me përmbajtje oksibenzoni kanë një mundësi shumë të lartë që të shndërrohen në qeliza kancerogjene, gjë që potencialisht mund të shkaktojë kancer lëkure.

Rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit

Një kimikat tjetër, i përdorur në disa lloje kremrash mbrojtës ndaj diellit, është dhe benzofenonis i cili mund të imitojë efektet që ka estrogjeni i tepërt në trup, gjë që rrit ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Ndaj përpiquni të mos blini kremra që përmbajnë kimikatet e përmendura më sipër. Një zgjedhje e mirë janë kremrat bimorë apo kremrat me përmbajtje titani ose zinku, të cilët ofrojnë një mbrojtje shumë të mirë dhe pa efekte anësore./pernenat

Artikulli paraprakSi ta shpëtoni raportin në çift pasi të bëheni me fëmijë
Artikulli i rradhës Almeda Abazi për herë të parë foto me të birin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.